Categories Lajme

Sigurimi i banesave të reja për 10 vjet

Nisma e qeverisë për të shitur të gjithë aparatmentet e rinj së bashku me sigurimin 10-vjeçar të ndërtimit, për shoqatën e ndërtuesve nuk është e plotë e as nuk zgjidh çështjen e sigurimit nga katastrofat.

Arben Dervishaj, nënkryetar i kësaj shoqate, thotë në një intervistë për televizionin Klan se sigurimi i banesave për 10 vjet nga ndërtuesi është aktualisht në ligj, por aty janë shtuar disa aspekte proceduriale, por edhe dyshemeja për vlerën e sigurimit.

Ndërtuesit janë parimisht dakord që ndërtimet duhet të jenë të siguruara, po ashtu edhe nga katastrofat, por ata kërkojnë që ligji të jetë gjithëpërfshirë dhe të zgjidhë situatën. Po ashtu ata kërkojnë të dinë edhe metodologjinë e vendosjes së vlerës së sigurimit minimal 0.1% në vit, e cila do të rritë me të paktën 1% çmimin e apartamenteve të rinj që janë në shitje.

Aktualisht në ligjin për planifikimin e territorit parashikohet që në momentin e shitjes së banesës ndërtuesi duhet të dorëzojë edhe një sigurim 10-vjeçar për ndërtimin dhe palët e treta. Vendimi i  qeverisë detyron  zbatimin e tij, pasi asnjë noter nuk mund të bëjë aktin e shitjes pa marrë në dorëzim sigurimin, ndërsa vendoset për herë të parë edhe primi dysheme prej 0.1% të vlerës së ndërtimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME