Rita Lati ishte ditën e sotme e ftuar në “E diell”, ku gjatë emisionit kujtoi ditën kur u bë nuse. Rita tregoi se ditën e dasmës ia kane hequr fustanin e nusërisë, gjë që e bëri të qante.
“Më bëri babai nuse, u tund dynjaja po martohej artistja e Vlorës thonin. Erdhën të më merrnin njerëzit e burrit me pajë e me stoli dhe u nisëm me 3 makina si në atë kohë. Në mes të fushës së misrit teksa kalonim në Lushnjë ma hoqën fustanin e nusërisë dhe më veshën me një fustan tjetër normal si nuse komuniste se ashtu më donte vjehrra. Më shumë kam qarë për fustanin që më hoqën sesa kur ika nga mamaja”, tregoi aktorja.

