Categories Lajme

“Sillen mirë në burgun e Fierit”/ Të gjithë “ushtarët” e Habilajve përfitojnë ulje dënimi

“Ushatarët” e klanit kriminal Habilaj kanë shumë gjëra të ngjashme-kanë kultivuar parcela me drogë për grupin e drejtuar nga kushërinjtë e Saimir Tahirit, u arrestuan në vijim të një operacioni të drejtuar nga Krimet e Rënda në vitin 2006, u dënuan bashkërisht dhe po së bashku përfitojnë ulje dënimi-në bazë të karakteristikës pozitive që nënshkruajnë zyrtarët e burgut të Fierit.

“Boldnews.al” raportoi më parë se Taulant Haxhiraj, i konsideruar si “mëkëmbës” i Habilajve përfitoi 90 ditë ulje dënimi nga gjykata e Fierit. Togat e zeza të Fierit u investuan nga një kërkesë e të dënuarit, e cila u mbështet edhe nga Institucioni i Ekzekutimit të Veprave Penale (IEVP) e qytetit.

Por, pas Haxhirajt, ulje dënimi kanë përfituar edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Xhuliano Baco dhe Shkëlqim Koçiaj. Këta dy persona janë dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ‘kultivim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Në dy kërkesa të ndryshme, Koçiaj dhe Baco kanë kërkuar nga gjykata që të përfitojnë uljen e dënimit me 90 ditë, sipas parashikimeve në ligjin për të drejtat e të dënuarve.

Boldnews.al” ka siguruar vendimet e Gjykatës së Fierit për uljen e kohës së burgimit për dy të dënuarit. Në të dy rastet, gjykata ka pranuar kërkesën, bazuar në shkresat e dorëzuara në seancë nga zyrtarët e Burgut të Fierit.

Në vendimin nr. 1406, datë 2 Tetor 2019, gjykata citon Vlerësimin e Burgut të Fierit për të dënuarin Shkëlqim Koçiaj. “…rezulton se “…i dënuari gjatë qëndrimit në institucion ka shfaqur sjellje pozitive dhe nuk është dënuar me masë disiplinore,…I dënuari ka krijuar marrëdhënie korrekte me personelin dhe bashkëvuajtësit, Merr pjesë në programe rehabilituese dhe veprimtari kulturore-sportive që zhvillohen në institucion…”.

Të nëjtin qëndrim identik dhe të përshkruar thuajse plotësisht me të njëjtat fjalë ka mbajtur Burgu i Fierit edhe në Vlerësimin për të dënuarin Xhuliano Boci. Në vendimin nr. 62, datë 1 Tetor 2019, gjykata citon Vlerësimin e Burgut të Fierit: “I dënuari….ka marrëdhënie të mira me stafin dhe bashkëvuajtësit, merr pjesë në veprimtari kulturore sportive, me sjelljen e etij krijon besueshmëri…”.

Në bazë të këtyre karakteristikave, Gjykata e Fierit ka vendosur që t’u miratojë kërkesën e të dënuarve për uljen e periudhës së burgimit.

Gjithësesi, në dy vendimet e cituara më lart, si edhe në atë të publikuar më parë nga “Boldnews.al” lidhur me kërkesën e Taulant Haxhiraj, nuk përmendet që gjykata të ketë kryer asnjë verifikim të dokumentacionit, mbi të cilën zyrtarët e Burgut të Fierit kanë hartuar “karakteristikat” për të burgosurit.

Kjo “neglizhencë” e gjykatës së Fierit, në fakt, është një normë normale sjelljeve e gjykatave. Por, “Boldnews.al” ka konstatuar disa vendime gjykatash, në të cilat, pas investimit të gjyqtarëve për të kërkuar informacion më të detajuar, kanë rezultuar problematika të theksuara në dokumentacionin e hartuar nga administrata e burgjeve.

Në disa raste, drejtues të burgjeve të caktuar kanë hartuar Vlerësime për pjesëmarrje të të burgosurve në trajnime të caktuara, ndërkohë që Burgu nuk ka pasur aktivitete të tilla.

Gjithashtu, të dhëna të siguruara nga “Boldnews.al” për Vlerësimet në një prej burgjeve të Shqipërisë, rezulton se administrata e IEVP-së përkatëse ka konsideruar si “pjesëmarrje në aktivitete sportive” të një të dënuari edhe lojërat me top që ai kishte zhvilluar gjatë periudhës së ajrimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME