Categories Lajme

Silva Bino: 2020 viti i distancimit fizik, nuk ka më përqafime

Tirana ka riskun më të madh të përhapjes së virusit dhe shpërthimit të vatrave të reja. Me lehtësimin e masave dhe dyfishimit të të infektuarve të rinj, ekspertët deklarojnë se rreziku është prezent, veçanërisht në qytetet me dendësi të lartë të popullsisë. “Tirana ka riskun më të madh të përhapjes për shkak të dendësisë së popullatës, prandaj edhe përqendrimin e rasteve aktualisht e kemi vetëm në Tiranë. Ndaj dhe në momentin që fillon hapja duhet të jemi të kujdesshëm që këto të jenë të izoluar në mënyrë që të mos kemi shpërthime komunitare”, tha Bino.

Në një intervistë për A2, Silva Bino këmbëngul për respektimin e të gjitha masave nga popullata. Përfaqësuesja e Komitetit Teknik  thotë se 2020 do të jetë viti i distancimit fizik: “Në momentin që nuk kemi asnjë vaksinë dhe asnjë ilaç efikas, qoftë për trajtimin, qoftë për parandalimin, atëherë na mbetet të kryejmë ato masa që i njohim. Duhet të mësojmë që do të jetë viti i distancës fizike, nuk kemi zgjidhje tjetër. Duhet të heqim dorë nga përqafimet dhe puthjet, që janë natyrisht shenja dashurie që kemi për njëri-tjetrin, por duhet të duam njëri-tjetrin kur nuk e përqafojmë, pasi përqafimi sot dëmton”.

Nëse do të kemi një valë tjetër të infektuarish me hapjen, kjo, sipas Binos, do të varet nga sjellja e shoqërisë. Por, numri i rasteve të reja dhe ecuria e sëmundjes do të vendosë edhe fatin e rifillimit të sportit në vend: “Duhet të shikohet deri më 11 maj, do të shohim disa elemente të rëndësishme të ecurisë së sëmundjes dhe pastaj do të ketë një vendim nga Komiteti Teknik. Virusi ende po qarkullon, duhet të kemi konstante shifrën me një numër për disa ditë që të mendojmë për elemente të tjera”. Me uljen e pacientëve në Sanatorium, Silva Bino nuk përjashton mundësinë e mbylljes së spitalit, megjithatë ky do të jetë një vendim i Komitetit Teknik. Sa i përket vaksinës, ajo nuk parashikohet të jetë gati para janarit të vitit 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME