Categories Lajme

Silva Bino i përgjigjet Tritan Shehut dhe tregon si llogariten testimet

Shefja e Departamenti të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin i Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë se mënyra e përhapje së COVID-19 me rrugë ajrore e bën këtë sëmundje të veçantë dhe ku testimi luan një rol të rëndësishëm për marrjen e masave të kontrollit.

Duke ju përgjigjur akuzave të ish-deputetit të PD-së, Tritan Shehu dhe qartësuar testimin që kryhen në strukturat publike dhe ato private Bino thekson se çdo testim depistimi i cili përmbush edhe përkufizimin e rastit dhe pavarësisht rezultatit nëse del pozitiv apo negativ detyrimisht duhet te llogaritet se bashku me testimin qe kryhet për diagnozën.

“Testiing testing testing. Testim, Testim Testim. Po përse aktualisht në këtë pandemi kemi një fokus të veçantë në këtë fjalë dhe në këtë veprim i cili përdor një teknologji relativisht të re atë molekulare ( po të marrim parasysh historinë e diagnozës së sëmundjeve infektive) dhe po hap rrugën dhe për shumë teknologji të tjera të reja. John Snow nuk kishte mjete por përdori gjurmimin dhe aftësitë krahasuese dhe analitike të kohës të cilat janë përsosur sot që të gjente shkakun pse njerëzit sëmureshin më shumë dhe me çfarë mund të transmetohej sëmundja por ai nuk mund të thoshte se çfarë ishte agjenti shkakëtar i sëmundjes. Për të gjithë ata që njohin sëmundjet infektive me themel dhe kanë punuar në terren për kontrollin e tyre e dijnë shumë mirë që qysh kur fillon hetimi epidemiologjik apo gjurmimi vendosen masat e kontrollit (cila do që janë ato sipas rrugës së transmetimit) pikërisht hetimi dhe gjurmimi e analiza e thelluar të tregojnë rrugët e transmetimit dhe si është niveli i atakut etj Natyrisht zbulimi i shkakëtarit dhe njohja e mekanizmave të tij të veprimit dhe si hyn dhe dëmton organizimin apo organe të caktuara të njeriut apo kafshës të japin më tepër të dhëna dhe saktësojnë ato epidemiologjike mbi mënyrën e transmetimit. Por deri sa të njohim këto kemi mendjen dhe aftësinë analitike.
Përsëri të gjithë ata që njohin me themel e kanë punuar me epidemitë e sëmundjeve infektive në terren kur kemi një epidemi me shumë njerëz dhe nuk e njohim shkakëtarin qysh në rastin e dyshuar veprojmë me masa kontrolli. Më pas njohim shkakëtarin por kur numri është i lartë jo të gjithë testohen pasi tashmë e njeh shkakëtarin dhe sëmundjen”, shprehet Bino.

“Por çfarë ndryshon tek COVID -19 dhe SARS-CoV-2. Këtu kemi të bëjmë me një sëmundje djallëzore pa shenja tipike specifike ku humbja e shijes dhe nuhatjes është një karakteristike apo një sy i stërvitur mirë njeh radiologjitë përkatëse apo kemi individë pa shenja të dukshme që ata ti specifikojnë dhe ku te gjithë këta janë tepër infektues. Një sëmundje ku rrugët e përhapjes së saj po saktësohen nga dita në ditë. Pra kjo karakteristike e veçantë dhe mënyra e përhapjes së saj me rrugë ajrore e bën këtë sëmundje të veçante ku testimi luan një rol të rëndësishëm për t’i shërbyer përherë qëllimit final marrjen e menjëhershme të masave të kontrollit

Po për çfarë e kryejmë testimin. Dëgjoj që thonë testim administrativ. Testimi i ashtuquajtur administrativ kryhet për arsye depistimi pra screening dhe depistimi kryhet në situata të caktuara të sëmundjeve infektive për të evidentuar pikërisht këto raste që përmenda më lart ato të jo të dukshmet. Gjatë këtij depistimi gjenden shpesh persona të cilët e përmbushin edhe përkufizimin e rastit kur ata pyeten apo hetohen. Pikërisht depistimi është i nevojshëm dhe në këtë depistim ne kemi shumë grupe si punonjësit që shërbejnë në qendra me kujdes afat gjatë, persona që i nënshtrohen dializës, shërbime të tjera si dhe udhëtare. Të gjithë të parët testohen në strukturat shtetërore ndërsa të fundit në privat. Ligji i shkruar nuk ka marrë parasysh këtë situatë dhe nuk ka parashikuar diçka të tillë e cila mund te rishikohet në të ardhmen së bashku me aspekte të tjera që u bënë të qarta gjatë kësaj pandemie. Prandaj çdo testim depistimi i cili përmbush edhe përkufizimin e rastit dhe pavarësisht rezultatit nëse del pozitiv apo negativ detyrimisht duhet të llogaritet së bashku me testimin që kryhet për diagnoze kur qytetari kërkon ndihmë apo përsëri për depistim apo diagnozë gjatë gjurmimit të kontaktit si dhe gjatë testimeve në kuadër të survejancës që masin sipas llojeve të saj përhapjen apo gravitetin e sëmundjes”, sqaron Bino.

Ajo u bën apel të gjithë qytetarëve që janë të prekur nga COVID-19 ose dyshojnë të vetizolohen dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave shëndetësore.

“Testojmë dhe gjejmë e më pas gjemë të tjerë hetojmë e gjurmojmë por përsëri për të izoluar dhe vënë në karantinë atë që është i sëmure apo n dukje i shëndetshëm kushdo qoftë ai. Kjo është ajo që thonë librat e mi dhe këtë kam mësuar nga mësuesit e mi të parë Klement Cani, Azmi DIbra, Memo Boci,Kristo Pano, Mehdi Cami, Shefqet Ndroqi, Selaudin Bekteshi, Eduard Kakarriqi, Mantho Nakuci e nga shumë e shumë të tjerë nëpër botë që janë shumë t’i përmend këtu. Prandaj me dyshimin e kontaktit dhe shenjën e parë vetizolohuni dhe kërkoni ndihmën e strukturave shëndetësore”, përfundon Bino.

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaroi sot se po falsifikohen të dhënat e testimit. Gjithashtu ai theksoi se po manipulohet dhe me shifrat e të prekurve me COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME