Categories Showbiz

Silva Gunbardhi këndon në majë të çatisë: Gjithë kohës bërtisja nga frika, nga tm erri

Në programin “Rudina”diten e djeshme ishte e ftuar një këngëtare shumë e dashur për publikun.

Bëhet fjalë për Silva Gunbardhin, e cila lançoi ekskluzivisht në emision këngën e saj më të re.

Projekti i ri muzikor flet për dashurinë, por jo mes një çifti, sepse kënga është një dedikim për gjyshen dhe titullohet “Nënoke”.

“Frymëzim është jeta e përditshme kur shikoj se djali im rritet me shumë dashuri nga gjyshet e tij dhe unë nuk i ngre dot zërin sepse: Lëre djalin, mos i bërtit djalit. E shoh që ajo është gjithmonë aty gjyshja, e gdhin sëbashku me mua kur ai nuk është mirë. Dhe pse jo mendova t’ju kushtoj një këngë gjithë gjysheve”.

Teksti është realizuar nga Ymer Nurka dhe Armand Trebicka, ndërsa muzika nga Mario Bregu. Klipi është xhiruar në Gjirokastër në shtëpinë e Çerçiz Topullit. Zonja që ka rolin e gjyshes në klipit është nusja e nipit të Çerçiz Topullit.

Në një pjesë të klipit, Silva shfaqet duke kënduar në majë të çatisë dhe shprehet se ishte shumë e rrezikshme, por mendoi të hipte në majë të çatisë sepse e konsideron gjyshen si kulmin e një shtëpie.

“Kam kënduar herën e parë majë çatisë. Nuk e kam rrezikuar jetën kot. Regjisori më thoshte shiko Silva kur të biesh mos bjer nga ana e pazarit se nuk të kemi më, por të paktën bjer këtej, të paktën një dorë, një këmbë ta rregullojmë. Gjithë kohës bërtisja nga frika, nga tm erri. Në majë të çatisë sepse gjyshja mendoj unë është kulmi i një shtëpie dhe për këtë arsye sakrifikova dhe hipa në majë të çatisë”.tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME