Categories Showbiz

Silvana: Saimiri më zgjodhi mua sepse jam më s*ksi

Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me emociuone dhe surpriza të shumta, teksa nuk munguan as debatet mes vajzave për shkak të afrimitetit të disave prej tyre në takim me Saimirin. Një ndër të zgjedhurat e 33-vjeçarit për takim të shkurtër në pishinë, ishte edhe Silvana, njëra nga binjaket. Ajo ka folur për këtë takim që e konsideron “hot”, ndërsa ka komentuar edhe atë çfarë ka arritur të zbulojë nga karakteri i Saimirit.

“Mir po bën Saimiri që po bën lojë. Na ngatërroi çik dhe ne po e ngatërrojmë pak. Ishte takim i gjatë, folëm shumë dhe më pëlqeu gjëja që folëm, edhe pse ishte pak “hot” si takim i parë. Saimiri foli shumë, kishte shumë për të thënë, bëmë bashkëbisedim. Nuk është ashtu siç duket, ka edhe ai atë karakterin e vet që do e shfaqi besoj.

Kam ndryshuar mendje sepse m’u duk shumë pasiv në fillim me të gjitha vajzat. Aty pashë që kishte ndryshim dhe ai po seleksionon ndoshta se kush i pëlqen më shumë dhe kush më pak”, ka thënë Silvana. Ndërkohë, e pyetur se përse Saimiri zgjodhi atë dhe jo Albanën, Silvana ka thënë me shaka se është më seksi dhe ndaj ai e zgjodhi.

“Ai bëri shumë mirë që diferencoi, duhet të zgjidhte njërën. Më zgjodhi mua. Qejfi mu bë. Albana shumë mirë ndihet. Ai zgjodhi më seksin dhe më seksi isha unë. Unë pashë ndjenja dhe besoj se do ta marr trëndafilin”, u shpreh Silvana.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME