Categories Kulture

Simbolika e Dragoit ne mitologjine shqiptare

Përgjithësisht dragoi është përfytyrua me trup gjarpri dhe krahë të fuqishëm për fluturim: diçka që lidhet me kultin e gjarprit dhe simbolin e shqiponjës. Në mitologjinë popullore shqiptare dragoi është një bir nane që lind me shenjë për të mos e prerë shpata (ose plumbi). Ai ka fuqi të jashtëzakonshme. Muji, pasi ka pirë “tamel gjini nga zanat” është bërë dragua. Shtjefen Gjeçovi, shpjegon se një “njeri qi len (lind) me këmishë (ose “me flatra t’arta nën sqetull”) bahet drangue” Në Lahutën e Malcis, ku këndohet epopeja më e re e një populli të lashtë evropian, si janë shqiptarët, Gjergj Fishta ripohon artistikisht një origjinë mitologjike të botës arbërore prej Dragonjve. Tonin Çobani, Figurat mitologjike në Lahutë të Malcis, TOENA, Tiranë, 2008.

Sipas Aleksandër Stipçeviq-it “asnjë kafshë në simbolikën religjioze të ilirëve nuk ka luajtur rol të rëndësishëm sa gjarpri”, sado që këtë simbolikë e kanë pothuaj “të gjithë popujt që shtrihen në viset ku jetojnë gjarpërinj”. Gjarpri është kafshë ktonike “simbol i mençurisë, i së keqës, shëndetit, plleshmërisë”(Aleksandër Stipçeviq, “Ilirët, historia, jeta, kultura, simbolet e kultet”, Toena, Tiranë, 2002, f.309). Kujtojmë gjarpërinjtë që u japin forcë kreshnikëve ose u shërojnë plagët..

Dhimitri Pilika ka argumentuar se Shqiponja e Zeusit të Dodonës, parahelene, është përcjellë ndër iliro-epiroto-shqiptarët, si simbol i potencës së sundimit dhe ndëshkimit. Ajo vjen nga qielli dhe kur është me krahë të hapur simbolizon diellin dhe rrezet e tij. Shqiponja u kundërvihet kafshëve htonike, edhe gjarprit. Nga shtatë mëkatet më të rënda, simbolizon krenarinë, ndër katër virtytet bazë, drejtësinë (Dizionario dei simboli, Edizione Piemme, Monferrato, 2004, f.96). Te Cikli i Kreshnikëve janë zogjtë që u shërbejnë heronjve shqiptarë për të mos ia lënduar kush krenarinë dhe për të dëshmuar drejtësinë e bëmave që kryejnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME