Mohamed dhe Karem Selman janë dy vëllezër turq, që i kanë sytë me ngjyra të ndryshme, për shkak të një sindrome të rrallë. Fëmijët 11 dhe 4 vjeç, e kanë syrin e djathtë të kaltër, ndërsa të majtin ngjyrë kafe. Kjo gjë ka ardhur si pasojë e sindromës ‘heterochromia’.

Kjo sindromë nuk është e trashëgueshme dhe ndodh shumë rrallë e nuk shkakton probleme në shikim. Sipas “Daily Mail”, është e rrallë që të ndodhë tek të njëjtët pjesëtarë të një familjeje dhe është rasti i parë i raportuar deri tani.

