Categories Lajme

Sinoptikania e njohur flet per motin e kësaj jave: Ja se do të vazhdoj shiu

Sipas sinoptikanes Adiola Bami, nga dita e hënë, reshjet e shiut, vranësirat dhe moti i paqëndrueshëm do të mbizotërojë gjatë gjithë javës që vjen. “Kjo situatë me vranësira do të mbetet deri në orët e pasdites ku parashikohet që të kemi fuqizim të vranësira, kryesisht gjatë orëve të vona të pasdites dhe gjatë natës duke na sjellë shira kryesisht në Jug të vendit dhe më pas gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit.

Në fakt parashikohet që edhe dita e hënë të mbetet me vranësira dhe reshje shiu thuajse gjatë gjithë ditës vetëm në orët e mbrëmjes ditën e hënë do të na sjellë përmirësim të motit por që do të jetë e përkohshme pasi dita e martë do të jetë kryesisht me kthjellime dhe vranësira ndërsa e mërkura do të na sjell sërish shirat në territori që do të jenë deri në fundin e kësaj jave pavarësisht se nuk do të përfshijnë të gjithë territorin”, tha sinoptikania Adiola Bami. Nëntori pritet të mbyllet me temperature normale të cilat pritet të jenë 2-3 gradë celcius më të larta.

“Parashikohet që muaji nëntor të mbyllet për sa i përket reshjeve të shiut, të ketë plotësuar kuotën mujore për pjesën më të madhe të territorit ndërsa temperaturat do të jenë më të larta se vlerat normale klimatike kryesisht vlerat e mesditës pasi do të jenë 2-3 gradë më të larta se vlerat normale klimatike”, tregon Bami.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME