Categories Lajme

Sipërmarrja e emigrantit të rikthyer pas 18 vitesh në Orikum, me mbështetjen financiare të AZHBR-së eksporton peshk në vendet e BE-së

Pas 18 vitesh në emigracion, Viktori, arriti që në kohë rekord, me lejen e bashkisë Vlorë dhe mbështetjen financiare të AZHBR, të ndërtojë në Orikum një magazinë të standardeve bashkëkohore për grumbullimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e peshkut brenda dhe jashtë vendit.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka vizituar ambientet e magazinës së tij, ku ndër të tjera i garantoi sipërmarrësit, mbështetje të vazhdueshme për vijimësinë e këtij biznesi, mbështetje kjo që sipas Lelit iu dha kur hodhi gurin e parë të kësaj sipërmarrje në lulëzim.

“Ky është një investim fantastik që ka filluar të funksionojë dhe është kryer falë mbështetjes që qeveria shqiptare të ka dhënë. Unë të falënderoj shumë që më ftove që të vizitoj në biznesin tënd dhe nëpërmjet teje të inkurajojmë të tjerë njerëz që kanë ide për të zhvilluar biznes, për të çuar përpara prodhimin dhe për t’u bërë konkurues në treg, të aplikojnë në fondet që qeveria shqiptare vë në dispozicion për iniciativa të tilla që prodhojnë më shumë ekonomi dhe rrisim në një standard tjetër shërbimin për qytetarët dhe turistët”, tha Leli.

“Mua më vjen mirë që investimi që ke bërë kohë më parë, falë mbështetjes së qeverisë ka filluar të jetë produktiv dhe në momentin që je konkurues në treg dhe arrin të shesësh edhe në vendet e Bashkimit Europian, kjo tregon që standardi me të cilën ke filluar punën bashkë me stafin tënd në fund farë plotëson të gjithë ato kushtet për të qenë konkurues në tregjet europiane. Vërtet të uroj me zemër që të kesh kërkesë në punën tënde dhe është pak e nevojshme që shteti me anë të bashkisë Vlorë, me atë që mund të ndihmojmë ne”, shtoi kryetari i bashkisë së Vlorës.

Prej një muaji e gjysmë, kjo fabrikë ka marrë të drejtën për të tregtuar në të gjithë vendet e Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME