Categories Lajme

Sipërmarrja që nisi mes luftës/ Vera Çeço grumbullon bimë mjekësore që në ’97, i eksporton nëpër botë: E nisa e vetme, sot…

Kjo ndërtesë tre katëshe në Delvinë përfaqëson gjithë jetën e Vera Çeços.

Ajo është ndër të paktat gra që ka ngritur një sipërmarrje për grumbullimin e bimëve medicinale.

Punën e nisi në kohë e kushte të pavaforshme. Në vitin 1997. E vetme e mes plumbave siç thotë ajo, lëvizte në mbarë vendin për të mbledhur bimë të ndryshme.

Nuk ishte rastësi nisja e kësaj pune. Vera është agronome, e dashuruar me tokën e bimët.

E filloi biznesin e vetme dhe me disa Baraka të vogla.

Sot në terren ka mbi 1 mijë punëtorë dhe një fabrikë ku grumbullon e përpunon bimët medicinal, madje edhe eksporton jashtë vendit.

Vera tregon se e gjithë Shqipëria është e pasur me bimë kuruese.
Vetëm në Delvinë thotë ajo gjenden mbi 100 lloje bimësh me veti të jashtëzakonshme në shëndet.

Jeta nuk ia ka kursyer dallgët Verës as në biznes e as në jetën personale e megjithatë ajo është ringritur dhe ja ka dalë të jetë një kryefamiljare e sipërmarrëse e zonja./Abc News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME