Categories Showbiz

Doli papritur nga “Big Brother Vip”, Drini Zeqo prek me rrëfimin: Dashuria e jetës time është motra, ishte rënduar gjatë qëndrimit tim

Gazetari Drini Zeqo, ka rrëfyer mes emocionesh arsyet e largimit të tij nga shtëpia e “Big Brother VIP” në mënyrë të papritur, pak ditë pas nisjes së spektaklit.

Ai është rikthyer në studion e Big Brother mbrëmjen e sotme ku tregoi se një problem shëndetësor i motrës së tij, e detyroi të ndërpresë garën.

Ndërsa e ka cilësuar si dashurinë më të madhe të jetës së tij, Drini tregoi se e motra vuan nga një problem i shëndetit mendor.

“Në fakt gara për mua filloi qëkur regjistrova klipin e parë prezantues. Ku njeriu nis një sfidë të re, gjithmonë ne njerëzit e TV, mendojmë për çfarë po e bëjmë këtë sfidë. Mendova që BBV ka një shtrirje të jashtëzakonshme, do të njohin njerëzi në një formë tjetër dhe për aq sa të hecësh te kesh dhe një kauz. Dikush ka famën, dikush paranë, dikush ka fëmijën, në rastin tim kauza ishte motra.

Kam shumë vite që jetoj në një familje, me motrën, është dashuria më e madhe në jetë. Dashuria nuk është as koha ndonjëherë, ne dashurojmë me gjithë qenien tonë duke qen pranë fizikisht. Mendova duke qenë pranë saj, sa mora vesh që kishte një shqetësim të shtuar, vendosa ta ndërpres menjëherë garën. Ajo vuan nga një problem i shëndetit mendor.

Unë dua të them vetëm një gjë, më shumë se vet ata që janë të prekur nga shëndeti mendoj, kjo kauz është për ata që qëndrojnë pranë njerëzve me probleme të shëndetit mendor. Nënës sime i është dashur të kujdeset dyfish për të. Na ndryshon aftësia për të bërë dikë të lumtur”-tha Drini .

Kujtojmë se lajmin si fillim është dhënë nga vëllai i madh, përmes një njoftimi, të cilin e lexoi aktori Julian Deda.

Banorët reaguan menjëherë, ndërsa aktori Deda konfirmoi se nuk po gënjente dhe se Drinit iu desh që të largohej me urgjencë, duke lënë kështu garën për çmimin e madh.

Drini Zeqo ishte banori i parë që hyri në shtëpinë e madhe të Big Brother Vip 3.

“Dua të ngjis tek publiku dhe pse jo të fitoj. Të dy ndajmë një emocion televiziv, sepse të dy jemi persona ekrani, ajo që doja të nënvizoja është se unë kam, dyfish emocione, sepse rikthehem sërish në Top Channel“, tha Drini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME