Categories Lajme

Siria, nisin luftimet e para midis trupave turke dhe atyre të regjimit të Asad

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, so në mëngjes, forcat e Ankarasë sulmuan trupat e Asad me predha artilerie. Këto janë “luftimet e para” midis dy palëve që nga fillimi i ofensivës së Ankarasë për të përzënë  kurdët jashtë ‘zonës së sigurisë’.

Përleshje të tjera janë raportuar midis kurdëve të Forcave Demokratike Siriane dhe forcave të Asadit nga njëra anë dhe milicive të Ankarasë nga ana tjetër.

Sipas Observatorit, të paktën 7 luftëtarë besnikë dhe 4 militantë rebelë janë vrarë.

Përplasjet me armë ndodhin disa orë pas skadimit të armëpushimit të rënë dakord nga Turqia dhe Rusia për tërheqjen e milicive kurde të paktën 30 km nga e gjithë vija e kufirit turk.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, luftëtarët rusë kanë bombarduar qytetet Marzita dhe Marat Harmah, në periferi të Idlib, në veri të Sirisë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, me rastin e 96 vjetorit të themelimit të Republikës Turke, lëshoi ​​një paralajmërim: “Askush nuk duhet të na nënvlerësoi”- tha ai.

Një delegacion ushtarak nga Moska ka qenë në Ankara nga dje, për të diskutuar hapat e ardhshëm në koordinim midis dy ushtrive në Siri.

Sipas marrëveshjes së arritur në 22 tetor midis presidentit rus Vladimir Putin dhe Erdogan, Rusia do të garantojë braktisjen e zonës nga militantët kurdë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME