Teka ka pasur ulje-ngritje të dukshme, jetëgjatësia e njerëzve në përgjithësi është rritur në mënyrë të vazhdueshme për shumë vite. E gjatë dy shekujve të fundit zbulohet se është dyshfishuar. Sipas shkenctarëve kjo rritje më parë ishte nxitur nga uljet e vdekshëmrisë foshnjore, por që nga vitet e 50’ta shkaktar kryesor ishte ulja e vdekshmërisë në moshat më të mëdha.
Jetëgjatësia në rritje është vërejtur në shumë vende të botës, por më së shumti në Evropën Perëndimore, Amerikën Veriore dhe në Japoni. Kjo ka kontribuar në një rritje të shpejtë të numrit të njerëzve shumë të moshuar, ata që jetojnë deri në 100, 110 apo edhe më shumë.
Njerëzit që arrijnë moshat e përparuara janë një grup i përzgjedhur dhe padyshim që janë shumë të qëndrueshëm. Ndoshta për shkak të rezistencës së tyre të natyrshme dhe fiziologjisë së veçantë, ata janë më të aftë të përfitojnë nga përmirësimet e kushteve të jetesës dhe teknologjisë. Ky studim tregon se ekonomia e zhvilluar në disa vende mund të zgjasë jetëgjatësinë nëse kujdesi ndaj të moshuare është me cilësi të lartë. Kjo bën që revolucioni i jetëgjatësisë njerëzore mund të vazhdojë për akoma.