Categories Lajme

“S’ishte ashensor…”/ Vdekja tragjike e 17-vjeçarit në Sarandë pas rrëzimit të pajisjes, ISHMT jep detaje mbi ngjarjen e rëndë

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar pas vdekjes së 17-vjeçarit që punonte si kamarrier në një lokal në Sarandë.

ISHMT përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se aksidenti i ndodhur në lokal nuk ka ardhur si pasojë e defektit në ashensor por një pajisje e përshtatur për transport mallrash nga biznesi.

Njoftimi i plotë: Sqarim, Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:

Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.

Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.

ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut.

Dëshmia rrëqethëse e klientit që ndodhej në klubin ku vdiq kamarieri: Ishte e dhimbshme, dëgjuam të bërtitura dhe…

Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange”. Antonio nga fshati Qafë-Gjashtë kishte nisur punën ende në moshë të mitur për të ndihmuar familjen, por jeta iu pre në mes në mënyrë të tmerrshme. Tëksa transportonte koli uji në ashensorin e lokalit u këput kavoja, duke e goditur fatalisht në kokë.

Një qytetar i cili ishte i pranishëm në klubin e natës, bëri të ditur se ata ishin duke pritur këngëtarët të dilnin në skenë, por stafi filloi të bërtiste e më pas erdhi ambulanca.

“Ishte shumë e dhimbshme po prisnim te dilnin këngëtarët në skena kur filluan duke bërtitur stafi. Erdhi ambulanca e nxorën të shkretin pa jetë… gjynah djali ri”- thotë një dëshmitar te JOQ.

Policia e Sarandës ka vënë në pranga teknikun që kishte montuar ashensorin e mallrave, Lulëzim Allkushi, i dyshuar për ”shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërsa në kërkim është shpallur pronari i “Orange Club” Spiro Iljadhi.

Ngjarja tragike ka ndodhur rreth orës 01:15 të 26 gushtit në lokalin e Iljadhit.  Nga hetimet ka rezultuar se Antonio Delilaj po merrte disa koli me ujë nga bodrumi per tek bari dhe ndodhej brenda ashensorit kur është këputur njera nga kavot e ashensorit. Goditja e fortë në kokë i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Rastet kur ashensorët pësojnë defekte nuk janë të pakta në vendin tonë. Përgjegjegjës për kolaudimin e tyre është Inspektorati Shtetëror i Mbrojtjes së Tregut. Në rastin konkret ende s’ka të dhëna nëse ashensori kishte apo jo çertifikatë sigurie. Hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe nxjerrjen e përgjegjësve vazhdojnë nga policia e prokuroria e Sarandës.

Inspektorët e ISHMT janë në terren për të bërë verifikimet përkatëse të  pajisjes që ka shkaktuar aksidentin, por ende nuk kanë një raport përfundimtar nëse ashensori i përmbushte parametrat e sigurisë teknike dhe nëse ka qenë apo jo i kolauduar.

Ndërsa pronari i lokalit, një person me precendent, Spiro Iljadhi është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur në lokal në momentin e aksidentit.
Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit mjaft të frekuentuar  ‘Orange” në Sarandë, që njihet dhe si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend. Ndërkohë ai rezulton pronar edhe i Orange Pizza & Grill Lounge” në Ksamil.  Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej ‘Ero’.  Më 20 qershor të vitit 2021, Spiro Iljadhi mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME