Categories Lajme

Sistemi i ETIAS për të lëvizur në zonën Shengen, reagon BE: Ja kur nis aplikimi dhe si funksionon

Zhurma e krijuar në opinionin publik shqiptar për shkak të vënies në zbatim të një sistemi të ri ETIAS të lëvizjes jo vetëm të shqiptarëve në zonën Shengen ka ‘detyruar’ delegacionin e BE-së në Shqipëri të japë disa shpjegime. Sipas një deklarate për shtyp sqarohet se ky sistem IT aplikohet për 62 vende dhe nuk është një vizë. Gjithashtu në sqarimet e dhëna nga ky institucion bëhet e qartë se programi do të vihet në zbatim në fund të vitit 2022.

Deklarata e plotë: Çfarë është ETIAS-i? ETIAS-i është një sistem i automatizuar IT aktualisht në fazën e zhvillimit dhe nuk është ende në përdorim. Ai pritet të fillojë nga funksionimi në fund të vitit 2022. Shtetasit nga 62 vende, përfshirë Shqipërinë, SHBA-në, Kanadanë apo Australinë, do të duhet të përdorin ETIAS-in.

Të gjithë shtetasit shqiptarë gëzojnë të drejtën të aplikojnë për ETIAS-in sepse Shqipëria është dhe do të vijojë të jetë një vend pa viza për BE-në.

A është autorizimi për udhëtim i ETIAS-it një vizë e re?

Autorizimi ETIAS nuk është një vizë. Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë pa viza në BE, por thjesht do t’u kërkohet që të marrin një autorizim nëpërmjet ETIAS-it para udhëtimit të tyre. Autorizimi për udhëtimet ETIAS nuk rivendos detyrimet që kërkohen për vizat. Nuk ka nevojë të paraqiteni në një konsullatë për të bërë një aplikim dhe nuk merret asnjë e dhënë biometrike. Aplikimi online ETIAS plotësohet brenda vetëm pak minutave. I vetmi dokument që do t’ju nevojitet për të aplikuar në ETIAS është pasaporta e vlefshme. Kostoja për të marrë një ETIAS është 7€ për person, ndërsa personat nën moshën 18 vjeç përjashtohen nga pagesa e kësaj tarife.

Pas miratimit, autorizimi ETIAS është i vlefshëm për tre vjet, për një numër të pakufizuar hyrjesh në të gjitha vendet e zonës Shengen, nëse nuk qëndron më shumë se 90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh.

Cilët janë objektivat e ETIAS-it Për BE-në, objektivi kryesor është forcimi i kontrolleve të sigurisë për personat që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, me qëllim përforcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e migrimit të parregullt.

Gjithashtu, do të përmirësojnë manaxhimin e kufijve duke thjeshtëzuar burokracinë dhe vonesat për udhëtarët kur paraqiten në kufi. Synimi është që të sigurohet një vlerësim i koordinuar i rreziqeve që paraqiten nga shtetas të caktuar të vendeve të treta në Vendet Shengen. Pritet që ky sistem të ulë në mënyrë të qenësishme numrin e refuzimeve të hyrjes në pikat e kalimit të kufiri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME