Categories Lajme

Situata e rënduar në spitalin Infektiv/ ISHP apel qytetarëve: zbatoni rregullat

Instituti i Shëndetit Publik ka ripërsëritur apelin për kujdes pas situatës së rënduar që paraqitet në spitalin Infektiv, ku janë shënuar 4 humbje jete në 24 orët e fundit dhe 85 raste pozitive me COVID. Parandalimi i përhapjes së COVID mbetet fokusi i thirrjes së ISHP-së teksa është kërkuar nga qytetarëve të zbatojnë rregullat e thjeshta që mbrojnë edhe të tjerët.

“Parandaloni përhapjen e COVID. Ruani distancën fizike mbi 1 metër nga njëri- tjetri, kujdesuni për higjienën respiratore, lani duart vazhdimisht ose dezinfektojini ato me solucion me bazë alkooli. Mbani maskë kudo ku mbajtja e distancës fizike nuk është e mundur”, apelon Instituti i Shëndetit Publik.

Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i  ka bëre thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Thirrjet e institucioneve të shëndetësisë kanë vijuar gjatë gjithë periudhës së pandemisë, veçanërisht javët e fundit ku numri të infektuarve është ka ardhur në rritje dhe personat që hospitalizohen janë në rritje. Javët e fundit, të prekurit nga COVID vijnë edhe nga radhët e të rinjve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME