Categories Lajme

“Situatë më e qetë tek Infektivi”, gazetari: Pacientët janë shtuar, mjekët të paktë

Një numër i vogël mjekësh në krahasim me numrin e pacientëve. Knga spitali Infektiv teksa foli për situatën në tre spitalet COVID, ndërkohë që nuk ka arritur të marrë informacion për spitalin e hapur të fundit COVID 4. Ai tha se në Infektiv, situata paraqitet më e qetë, pasi ky spital pret vetëm urgjencat nga Jugu. Ndërkohë që foli për shtim të shtretërve dhe ezaurim të tyre.

“Dy autoambulanca, njëri zbriti pacientin, tjetra është e morgut. Situata duket e qetë. Ky spital ka ende shtretër të lirë, një numër të reduktuar. Këtu vijnë urgjencat nga Jugu i vendit. Ndërsa tek COVID 2 janë urgjencat e Tiranës, veriut dhe Juglindjes.

Në COVID 1 janë 100 shtretër të zënë, 20 të lirë, në COVID 3 janë 110-120 shtretër të zënë nga 150 që ka në total, ndërkohë që në spitalin COVID 2 numri i shtretërve të zënë ka qenë 250. Ky spital është shtuar nga kapacitetet gjatë pandemisë, duke u zgjeruar me kthimin në pavijon të katit të parë të konsultave dhe duke futur shtretër.
Në COVID 4 nuk kemi asnjë informacion nëse ka apo jo të shtruar. Stafet e spitaleve COVID janë të stërmunduara, vazhdojnë një betejë prej 9 muajsh pa asnjë pushim. Pushimi i vetëm që bëjnë kur infektohen nga COVID 19.
Ndërsa shtretërit shtohen, duke nisur nga spitali 1 ku ne jemi, duke nisur nga para pandemisë që kishte vetëm 70 shtretër, 17 mjekë, aktualisht spitali ka në forcë 13 mjekë primarë terciarë, sepse mjekët e tjerë janë dhënë borxh tek spitalet COVID 3 dhe COVID 4, ndërkohë që numri i pacientëve është shtuar me 120 dhe ka 13 mjekë.
Tek spitali COVID 2 sot ka 250 shtretër dhe vetëm 20 mjekë në total, 6 mjekë internistë dhe 14 mjekë pneumologë, nga të cilët 2 janë gjithmonë thuajse të prekur nga COVID-19. Numri i pacientëve nga 192 që numëronte spitali deri dje, sot ka 250 të gjithë duhet të marrin trajtim nga 20 mjekë”, raportoi Skëndaj.

Sa i përket testimeve të shpejta të nisura dje, ai tha se do të bëhen nga ekspertët e shëndetit publik, qofshin nga ISHP apo ASHR të cilët bëjnë hetimin epidemiologjik. “Me kalimin e kohës do të ketë pika në Tiranë dhe në rreth ku në këto pika qytetarët do të bëjnë testin e shpejtë por gjithmonë me rezervim nga mjeku i familjes”, tha Skëndaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME