Categories Lajme

Sizmologu grek: E pazakontë kjo që po ndodh në Shqipëri, ka përmbysje të rregullave sizmike

Tërmeti i madh ndodhi, por pasgoditjet janë shqetsuese, pasi ka tërmete të fuqishme edhe pas të parit që shkaktoi 40 të vdekur, qindra të plagosur dhe dëme të pallogaritshme materiale.

Një nga sizmiologët grekë më të mirë, Ethimi Lekkas ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të vëzhguar nga afër atë që po ndodh pas tërmetit tronditës të 26 nëntorit.

Duke folur për televizionin SKAI, ai tha se ata kishin menduar se tërmeti i shtatorit ishte kryesore, por nuk rezultoi kështu.

Sipas tij, kjo që po ndodh duket e pazakontë dhe ata po bëjnë kujdes përpara se të dalin me deklarime.

“Kemi dhjetëra goditje mbi 4 ballë. Kishim një mbi 5.5 ballë. Kishte një tërmet 5.6 ballë në shtator dhe menduam se ishte tërmeti kryesor. Por sekuenca është e pazakontë. Po flasim për një përmbysje të rregullave. Është e pazakontë kjo që po ndodh,” tha ai.

Dje në drekë dhe në mesnatë mbrëmë ka patur tërmete të tjera të forta. Aktiviteti sizmik vazhdon pa ndalesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME