Categories Lajme

Tërmetet nuk ndalojnë. Në mesnatë 4 tërmete të fuqishme në 30 minuta

Shqipëria vazhdon të lëkundet nga tërmetet. Qendra Sizmiologjike Europiane Mesdhetare raporton të dhëna për 4 tërmete që kanë rënë në harkun e 30 minutave në mesnatë.
Dy tërmete janë regjistruar në detin Adriatik, një në afërsi të Durrëst dhe një në Peshkopi.

Niveli i tërmeteve, siç shihet dhe në foto varion nga 3 në 4.5 ballë. Edhe pas mesnate vazhdojnë lëkundjet e tërmetit duke dridhur Durrësin dhe Tiranën.

Sizmologu Llambro Duni edhe njëherë bën thirrje që njerëzit të ruajnë qetësinë, pas lëkundjes së pasdites së kësaj të mërkurë. Në emisionin Opinion, ai tha se tërmeti ishte me magnitudë 5.3 dhe sipas tij që nga goditja e fortë janë regjistruar 650 lëkundje, nga të cilët vetëm 8 janë me intensitet mbi 4.5.

“Tërmeti i sotëm ishte një tërmet i fortë, është pak i postuar më në veri, është në det. Frika është e dukshme, është logjika e kësaj ngjarje. Tërmetet e kësaj natyre janë gjithmonë të frikshëm”, tha sizmologu.

I pyetur mbi ato që deklarojnë ekspertët e huaj, nga pamjet satelitore, se Toka në Hamallaj është ngritur me 10 cm pas tërmetit të së martës, sizmologu Llambro Duni tha se: “Kjo varet nga tipi i lëvizjes së pllakave tektonike. Është një shtyrje “mbihipje” dhe ka krijuar këtë ngritje të Tokës. Deri sa të shuhen lëkundjet do të kërkojë muaj. Nuk është thënë që Toka të rikthehet në nivelin e saj”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME