Categories Lajme

Ska.ndal/ E përndjekin dhe më pas e rra.hin ba.r.barisht, transgjinorja Anxhela me ur.gjencë në spital, ambasada reagim ur.gjent…

Anxhela H., anëtarja e komunitetit transgjinor është rra.hur ba.rbarisht nga disa persona të paidentifikuar. Lajmi e ka bërë të ditur Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili thekson se pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe më pas është dhu.nuar për shkak se ka marrë pjesë në paradën e fundit të lesbikeve në Tiranë.

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënon me ashpërsi sulmin fizik e psikologjik ushtruar ndaj Anxhela H., pjesë e komunitetit transgjinor në Shqipëri. Nga raportimet e para mësohet se pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë. Komisioneri Dr. Gajda nxit Policinë e Shtetit dhe prokurorinë e Tiranës të marrin masa për të identifikuar personat që kryen aktin e pashembullt të dhunimit, diskriminimit dhe përndjekjes së Anxhelës. Aktet e dhunës, diskrimiminimit dhe krimet e urrejtjes ndaj komunitetit transgjinor, çdo komuniteti tjetër apo grupi vulnerabël është e papranueshme në një shoqëri demokratike që aspiron standarte të larta të respektimit të të drejtave Njerëzore”, shkruan Komisioneri për Mbrojetjen nga Diskriminimi.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ambasada e Holandës në Tiranë. Ajo ka dënuar sulmin dhe i ka bërë thirrje autoriteteve ligjzbatuese që të marrin masat e duhura. “Të shokuar nga ky akt dhune kunder nje anetare të komunitetit transgjinor ne Shqiperi, Ambasada Hollandeze mbeshtet deklaraten e Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi qe denon sulmin dhe I ben thirrje autoriteteve ligj zbatuese të marrin masat e duhura. Gjithsecili duhet të jete i lire të jete vetvetja dhe të dashuroje kedo qe deshiron!”, shkruan ambasada e Holandës në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME