Categories Lajme

Skadimi i pasaportave, askush nuk del jashtë vendit

Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që ka një pasaportë afati i së cilës mbaron brenda 3 muajve, duhet të aplikoje për pasaportë të re biometrike, pasi nuk do të lejohet të dalë jashtë kufijve të vendit. Ky afat lidhet edhe me kohen e qëndrimit të shtetasve shqiptare në zonën Shengen, dhe nëse vlefshmëria e pasaportës është e barabartë ose më e vogël se 90 ditë atëherë nuk do të lejohet dalja e personit që e ka këtë pasaportë, çka do të thotë që automatikisht duhet të aplikoje për një pasaportë të re biometrike.

Procedurat e riaplikimit për pasaportë biometrike janë të njëjtë si herën e parë. Personi duhet të blejë fillimisht kuponin pranë postës shqiptare, me pas duhet të bëjë vetëdeklarimin pranë komisariatit të zonës ku punon dhe komisariati më pas aplikimin e sjell pranë zyrave të ALEAT pranë njësisë administrative ku bëhet aplikimi, me fotografi dhe marrja e shenjave te gishtave.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë nxjerrë pasaportat biometrike në kohen kur Shqipërisë iu lejua udhëtimi pa viza në zonën Shengen, 10 vjet më parë duhet të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së pasaportave të tyre, në mënyrë që të mos gjenden në situatë të paparashikuara në pikat e kalimit kufitar, ku policia nuk do të lejojë askënd të kalojë nëse pasaporta skadon pas tre muajsh. Në muajt e parë të vitit 2009 u lëshuan pjesa më e madhe e pasaportave nga të cilat 1.4 milionë janë duke skaduar. /TCh/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME