Categories Lajme

Skandali/ Babë e bir të palicencuar shesin barna në kioskë, brenda ambientit kryhen edhe injeksione

Emisioni Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme një subjekt që shet barna në kundërshtim me ligjin, rolin e farmacistit e bëjnë babë e birë të cilët nuk janë të licencuar për këtë gjë.

Fiksi solli me zë dhe figurë, Menduh Feratin i cili shet antibiotikë pa recetë dhe bën injeksione në këtë ambient. Madje ai tregon se operon në të gjithë zonën dhe mund të injektoi edhe antibiotikë sipas rastit.

Emisioni Fiks Fare solli përgjigjen e institucioneve për rastin, objekti në të cilin shiteshin barnat nuk kishte asnjë shenjë dalluese se ishte farmaci. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve mjekësore i lau duart duke thënë se në inspektim në subjekt gjetën Indrit Feratin i cili nuk ka licencë dhe ndaj edhe gjobitet me 2 milionë lekë të vjetra.

Por ajo që thotë një tjetër institucion siç është Urdhëri i Farmacistit tregon qartë se ai subjekt nuk ka asnjë farmacist apo ndihmës farmacist të licensuar, po ashtu as drejtues teknik, pikë e cila është domosdoshmëri për të ushtruar aktivitetin. Por kur vjen puna për të mbyllur subjektin e paligjshëm, Urdhëri thotë se është kompetencë e Agjencisë.

Ndërkohë vetë z.Ferati i cili u xhirua nga Fiksi duke shitur barna dhe bërë injeksione tregoi se prej 4 vitesh veprojnë në kundërshtim me ligjin. Sipas tij ka patur një drejtuese teknike e cila ka humbur jetën para 4 vitesh, dhe që nga ajo kohë në subjekt shesin barna njerëz në kundërshtim me ligjin.

Z.Menduh Ferati thotë se pronar i farmacisë është djali i tij, që vazhdon studimet për farmaci.Skandali/ Babë e bir të palicencuar shesin barna në kioskë, brenda ambientit kryhen edhe injeksione

Skandali/ Babë e bir të palicencuar shesin barna në kioskë, brenda ambientit kryhen edhe injeksione Skandali/ Babë e bir të palicencuar shesin barna në kioskë, brenda ambientit kryhen edhe injeksione Skandali/ Babë e bir të palicencuar shesin barna në kioskë, brenda ambientit kryhen edhe injeksione

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME