Categories Lajme

Skandali i drejtësisë, hetimi ndaj Liridon Pulës nga padi anonime

Thellohet skandali me drejtësinë në Shqipëri.Numri dy i qeverisë shqiptare ka publikuar fakte konkrete që lidhen me arrestimin e ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula. Sipas Braçes, krimi më i fundit i prokurorit Arjan Ndoi dhe drejtësisë shqiptare i ka kushtuar ish-kreut të Kadastrës lirinë padrejtësisht. Në bazë të fakteve, Braçe konfirmoi se prokurori Arjan Ndoi i ka fshehur gjykatës fakte konkrete që e ndryshojnë rrjedhën e ngjarjes.

Arrestimi i ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës është vetëm një shantazh. Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe, ka zbuluar të vërtetën që fshihet pas arrestimit të Liridon Pulës. me detyrë drejtor i Kadastrës në Durrës. Numri dy i qeverisë theksoi se krimi i radhës i drejtësisë me prokuror Arjan Ndoin i ka kushtuar Pulës lirinë për katër ditë.

Braçe: Krim më të rëndë se marrja e lirisë së një shtetasi nuk ka, krim më të rëndë se marrja e lirisë së një shtetasi përmes sistemit të drejtësisë nuk ka, krim më të rëndë për sistemin e drejtësisë se ti marrë lirinë një shtetasi në mënyrë të paligjshme nuk ka. Ky është akti i fundit final i një seri të gjatë kërcënimesh e shantazhi një mujor ndaj drejtuesit të ASHK-së në Durrës.

Kallëzimi sipas Braçes është bërë nga një person anonim dhe në asnjë moment nuk përmendet emri i ish-drejtorit Liridon Pula. Me dokumenta konkrete, Erjon Braçe, sqaroi se prokurori i ka fshehur gjykatës faktet që ndryshojnë komplet rrjedhën e ngjarjes.

Braçe: Procedimi penal është regjistruar nga ky kallëzim anomim ku Drejtori i ASHK-së së Durrësit nuk përmendet, nuk akuzohet, nuk kallëzohet gjëkundi. Janë të tjerë njerëz që përmenden këtu. Numri dy i qeverisë nuk la pa shigjetuar edhe opozitën për deklarata false, ndërsa hodhi poshtë lidhjen familjare me ish-drejtorin Liridon Pula.

Braçe: Ju nuk ikeni turp fare! Ju nuk keni asgjë serioze në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ju keni thjesht propagandë. Erjon Braçe paralajmëroi se do të dorëzojë të gjitha dokumentat në institucionet e drejtësisë. Nga verifikimet që i ka bërë hartave, zv/kryeministri ka zbuluar se personi i  sjellë si dëshmi në gjykatë zotëron një truall të pretenduar km larg kompleksit Lura 3

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME