Categories Lajme

Skandali i pagave, dorëhiqet drejtori i Sistemit Informatik te Tatimet

Dy ditë pas publikimit të listës me pagat e shqiptarëve të punësuar e vetëpunësuar, Drejtori i Sistemit Informatik në Drejtorinë e Tatimeve ka dhënë dorëheqjen.

Ervin Muça mësohet se është vënë në dispozicion të hetimeve të nisur nga Prokuroria e Tiranës, e cila po heton për tre vepra të ndryshme penale “Shpërdorim detyre”, “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”. Kryeprokurorja e Tiranës e pyetur për këtë çështje, tha se hetimet po vijojnë.

Prokuroria ka dërguar grupe hetimore në Drejtorinë e Tatimeve, Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore, nga ku dyshohet se ka rrjedhur lista me të dhënat për pagat. Prokurorët po verifikojnë të gjitha veprimet e kryera në sistem, me shpresën se përmes tyre do të arrijnë të personi që i ka shkarkuar të dhënat nga database.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME