Categories Lajme

Skandali me pagat, reagon Prokuroria e Tiranës: Po kryejmë hetimin e duhur

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj tha sot se prokuroria po kryen të gjitha hetimet për çështjen e skandalit të publikimit të pagave dhe se do ketë dhe autorë. Imeraj deklaroi se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të duhur hetimor brenda një kuadrati të lejuar nga ligji.

“Në raport me çështjen në fjalë, do them dy fjalë shkurt, duke qenë se është një çështje sensitive dhe për shkak të vëmendjes së shtuar jo vetëm të gazetarëve, por dhe të opinionit publik në tërësi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të duhur hetimor brenda një kuadrati të lejuar nga ligji. Jemi të bindur që deri në fund të këtij hetimi veprimet do të jenë intensive dhe do të konkludohet me vendimmarrje konkrete. Grupi hetimor është i përkushtuar në drejtim të kryerjes së veprimeve të duhura hetimore dhe normalisht që do kemi autorë”, deklaroi ajo.

Imeraj theksoi se për këtë çështje do të ketë një konferencë tjetër me zbulimin e autorëve.

Ndërsa Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale tha se “ne jemi përfshirë në grupin hetimor bashkë me prokurorinë e Tiranës dhe jemi duke kryer veprimet e nevojshme. Është një grup i posaçëm hetimor që po merret me këtë çështje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME