Categories Showbiz

Skandali/ Klodian Duro mburret në ‘Big Brother Vip’: Kam rrahur gruan, ruhuni! Përjashtohet nga spektakli

Një episod skandaloz ka ndodhur në spektaklin e Big Brother Vip, ku ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Klodian Duro mburret se ka dhunuar gruan. Përveçse aktit të shëmtuar, Klodian Duro merr guximin ta thotë edhe me krenari në sytë e publikut se ka dhunuar gruan e tij. Në këtë moment, ka ndërhyrë banori tjetër i Big Brother Meriton Mjekiqi, i cili ka thënë që të mos bënte deklarata të tilla, por në fakt Duro e kërcënon edhe atë me dhunë.

Klodian Duro: Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!- është shprehur ai, teksa në mënyrë të menjëhershme hyn Meritoni i cili siç duket do të ‘mbulojë’ fajet e Klodianit.

Meritoni: Shsh, larg qoftë! Unë e di që s’je ti ai!

Klodian Duro: E kupton? E kam rrahur ngaqë më mbante gocën time dhe e rraha, e kupton?

Meritoni: S’je ti ai!

Klodian Duro: Ruaju po t’them se mos do më thush nuk të kam thënë! Po i futa dhe nja dy gota raki, s’e kam kohë që se kam provuar.

Meritoni: Shsh. Ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj me atë muhabet, se të vlerësoj shumë!

Pas kësaj deklarate, Klodian Duro u skualifikua nga “Big Brother VIP”. Produksioni tha se ky veprim ishte i papranueshëm dhe bie ndesh me rregullat e lojës dhe normat e shoqërisë. “Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme, që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron nga gara. Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën”, është njoftimi i Big Brother që u lexua në shtëpi. 

Ish-futbollisti deklaroi para futjes shtëpi se do të ishte vetvetja, ndërsa aludoi se ato që ishin shkruar për të në media dhe portale ishin të pavërteta, por në fakt ai u mburr me këtë akt të ulët.   Kujtojmë, se dy vjet më parë Gjykata e Tiranës e dënoi Klodian Duron me 6 muaj heqje lirie. Ai u akuzua për tre vepra penale si “Dhunë në familje”, “Përndjekje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”. Ai u arrestua më 27 mars të vitit 2020 pas një denoncimi të ish-bashkëshortes së tij për dhunë dhe përndjekje. Gjykata vendosi shqyrtimin e çështjes me gjykim të shkurtuar, ndërkohë që Duro qëndronte nën masën Arrest Shtëpie.

https://streamable.com/prqh8j?quality=highest

Për pasojë, Vëllai i Madh njoftoi përjashtimin e tij nga loja:

“Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme, që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron nga gara. Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME