Categories Lajme

Skandali me ushqimet e skaduara, pronari Mihal Kote përfundon në spital pas arrestimit

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 62-vjeçarin Mihal Kote i cili u arrestua nga policia pas denoncimit të emisionit Stop në Tv Klan, që subjekti i tij “Saranda Al” tregtonte ushqime të skaduara dhe me etiketë të ndryshuar.

Klan News raporton se Mihal Kote ishte ndjerë keq pas shoqërimit në paraburgim dhe shfaqi probleme shëndetësore. Pasi këtij momenti, ai u dërgua në spital dhe gjyqtari Artan Gjermeni u detyrua të shkonte në ambientet spitalore për t’i komunikuar masën e sigurisë arrest shtëpie nisur nga rrethanat e krijuara.

Mihal Kote deklaroi se vuan nga hipertensioni dhe ka probleme me pagjumësinë dhe nivelin e oksigjenit, e për këtë përdor një aparaturë të posaçme. Për këtë arsye, gjykata e la në arrest shtëpie.

Në subjektin tregtar “Saranda Al” u konstatua se Kote kishte ndryshuar datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte. Ai kishte paraqitur etiketa të rreme të disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të pa pajisura me fatura tatimore me TVSH. Një ish-punonjëse e këtij subjekti tregoi për emisionin “Stop” se gjithçka aty ishte e falsifikuar dhe jashtë standardeve të konsumit. Në ambientet e këtij subjekti mblidhej vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe ri-ambalazhohej me etiketë të re nën emrin “Saranda Al”.

Po kështu kaçkavalli i grirë prodhohej nga djathi i mykur, që pastrohej e grihej, për t’u rihedhur në treg nga “Saranda Al”. Pas transmetimit në “Stop, ka reaguar AKU, duke bllokuar 10 tonë vaj, 400 kg kaçkavall, 4 tonë djathë të bardhë, 300 kg salcë kosi e 200 kg reçel fiku.

Emisioni Stop denoncoi mbrëmjen e së martës rastin se si ky subjekt tregtar vajin e sallatës e shiste për vaj ulliri, kur në të vërtetë përzihej me ngjyrues dhe kimikate të tjera.

Për të vërtetuar këto të dhëna, Stop publikoi pamjet e kamerave të fshehta nga brenda magazinës së “Saranda Al”, ku dukej i gjithë procesi, si dhe pronari Mihal Kote që udhëzonte punëtorët se si të vepronin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME