Categories Lajme

Skandali tek “Zyber Hallulli”, Ina Zhupa: Drejtoresha është gruaja e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, të shkarkohet

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të Denada Seferit, drejtoreshë e Programeve të Zhvillimit për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale në Ministrinë e Shëndetësisë.

Zhupa në një reagim në Facebook shkruan se Seferi pas skandalit të denoncuar në shtëpinë e fëmijëve, “Zyber Hallulli”, ku një vajzë 12 vjeçare tregoi sesi është abuzuar seksualisht në shkollë dhe në institucionin e fëmijëve.

Zëdhënësja e PD shton se Denada Seferi ka mbrojtje politike, pasi është gruaja e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë.

“Denada Seferi, bashkëshortja e Andi Seferit, nënkryetarit të Veliajt, ka kohe që ka injoruar gjetjet e KLSH dhe ka lënë të degradoj situata deri në skandalin që shikuam nga Fiks Fare.

Ajo ka përgjegjësi direkte për monitorim të munguar në vite nga ajo drejtori.”, shkruan ndër të tjera zëdhënësja e PD-së.

Postimi i plotë:

I garantohet mbrojtje politike bashkëshortes së nënkryetarit të Veliajt, Denada Seferi, e cila nuk shkarkohet pas skandalit të publikuar nga emisioni Fiks Fare dhe pas gjetjeve të bëra nga KLSH, të cilat zonja i ka injoruar në mënyrë të plotë dhe të vazhdueshme.

Ngjarja e rëndë e transmetuar në emisionin “Fiks Fare” provon gjëndjen e rëndë ku ndodhen institucionet e trajtimit social të fëmijeve përkatësisht shtepia e fëmijes “Zyber Hallulli” dhe degradimi i institucioneve shtetërore sic është Drejtoria e Programeve të Zhvillimit për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale në Ministrinë e Shëndetësisë e drejtuar nga Denada Seferi që ka kompetence keto politika per rehabilitimin e fëmijeve dhe është anëtare bordi në komunitetin e birësimeve.

Një prej fëmijëve që ka jetuar në institucion, një vajzë 12 vjeçare tregoi sesi është abuzuar seksualisht në shkollë dhe në institucionin e fëmijëve. (Video Link) https://www.youtube.com/watch?v=iAYOdepll5g

Denada Seferi, bashkëshortja e Andi Seferit, nënkryetarit të Veliajt, ka kohe që ka injoruar gjetjet e KLSH dhe ka lënë të degradoj situata deri në skandalin që shikuam nga Fiks Fare. Ajo ka përgjegjësi direkte për monitorim të munguar në vite nga ajo drejtori. Dhe ka qenë detyra e saj zbatimi i Rekomandimeve të Kontrollit të Larte të Shtetit sidomos kur shumica e pikave kanë detyrimin të zbatohen menjëherë sipas raportit. Krahet e ngrohta politikisht mesa duket mund ta kenë bëre të injoroj totalisht situaten edhe të vazhdoj e qetë në atë pozicion prej kohësh.

Ja disa nga gjetjet që lidhen drejtëpërdrejtë me mos kryerjen e detyrës së Drejtoreshës Denada Seferi.

Me 31 Dhjetor 2016 , Kontrolli i Larte i Shtetit zbardhi raportin auditues nr.187 ku konstatoj gjëndjen së ku ndodhet shërbimi social në shtëpinë e fëmijes “Zyber Hallull” në Tiranë.

Raporti konstatoj gjëndjen e mjeruar ku ndodhet ky shërbim , në faqen 2 të raportit konstatohet qe:

“Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli nuk garanton një shërbim plotësisht efektiv në përkujdesin dhe integrimin shoqëror të fëmijëve rezidencialë.

Pavarësisht ristrukturimit në apartamente për fëmijë sipas grup-moshave, hartimi dhe zbatimi i strategjive efektive për deinstitucionalizmin kërkon përcaktimin e qartë të tipologjisë së shërbimit”

Në piken 47 të raportit (faqe 26) KLSH ka rekomanduar që Drejtoria e Shërbimeve Sociale duhet të monitorojë të paktën një herë në vit IPSH-të publike, pa prekur cilësinë e standardeve te monitorimit ku duket qartë që prej disa vitesh nuk ndodh ky monitorim

Ne piken 51 te raportit (faqe 27) KLSH konstatohen problematika që peshojnë në çështje që lidhen me menaxhimin e kapaciteteve njerëzore të shtëpisë , plotësimin korrekt të planeve të kujdesit dhe të largimit , dietën dhe ofrimin e ushqimit , kushtet fizike të godinës, nevojave shëndetësore apo emocionale të fëmijës etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME