Categories Lajme

Skandaloze/ Në burg që prej 2004-ës në Greqi, shqiptari thinjet në qeli për 16 kg…

Nuk e di sa vlen një gjykim i tillë dhe pse veprohet në këtë mënyrë, pa avokat dhe përkthyes për shqiptarët? Nuk e kam te ndigjuar por e kam perjetuar ne dy rastet gjate gjykimit te tij.  Shqiptari po vuan d enimin prej 25 vite burg per 16 kg hashash, nuk është FAKE NEWS, po një realitet që ndodh me shqiptarët në Greqi ku ligji zbatohet me dy standarte shkruan Shqip.

Shaban Safet Veizi 55 vjeç nga Konispoli po vuan një denim maksimal si asnjëherë tjetër që nga viti 2004 e deri më sot pasi ne një një çantë shpine ju policia i sekuestroi 16 kg hashash.  Në atë kohë ishte rreth 38-39 vjeç, sot i zbardhur nga flokët duke shetitur nga një burg në tjetrin, nuk ka asnjë amnisti për të edhe pse po punon dhe vuan d enimin ne b urgun Hania ne Kretë.

Por… 15 Maj 2019 ora 10.30 në Gjykatën e Shkallës së Lartë, Gjykatësja tha të vazhdojë seanca edhe pa avokat nuk ka problem, shqiptari jo…është gjyq politik. Isha ne sale dhe e kisha prane shqiptarin,u befasova kur dëgjova nga gjykatësja e Shkallës së Lartë në prani të prokurorit se seanca gjyqësore mund te vazhdohej pa avokat, edhe pse u theksua nga Shabani se kishte berë kërkesë dhe shteti Helen nuk i kishin dhënë avokat …

Në sallën e gjyqit te boshatisur pasi e kishin lene per gjykim te fundit, Shabani i tha trupit … gjykues se nuk mund të vazhdojë më kjo pasi d ënimi është është bërë mbi bazë politike. Konkretisht ai u përball i vetëm me trupin gjykues që nuk zgjati më shumë se 5 minuta.

Shqiptari u përball i vetëm pasi d rejtësia greke nuk i kishte plotësuar kërkesën e tij për avokat, të cilin e kishte kërkuar më 25 Prill të 2018. Kryetarja e trupit gjykues i tha se nuk është në kompetencat e saj gjetja e avokat dhe se mund ta vazhdonte seancën edhe pa avokat, pasi sipas saj nuk ishte e domosdoshme prania e avokatit.

Shabani para trupit gjykues tha se: “Jam një huaj, jam shqiptar dhe jam dënuar në 2004 me 25 vite burg, një vendim të gjykatës që zgjati jo më shumë se 2 minuta, jam d ënuar vetëm për 16 kg h ashash, pra jam d ënuar për 16 kg h ashash pa me lejuar të flas, ndërsa sot po përballem pa avokat, të cilin me kërkese me shkrim e kam kërkuar më 25 te muajit kaluar.

Unë nuk jam jurist dhe nuk njoh ligjet e drejtësisë që të mbrojë veten time, pasi d ënimi im është politik, prandaj kërkojë të shtyhet seanca dhe të paraqitem me një avokat”.

Më pas prokurori miratoi shtyrjen e seancës më 18 shtator të 2019. Duhet të theksohet se shqiptari ishte i vetmi që u paraqit para trupit gjykues pa avokat. Në sallë ishin të pranishëm edhe dy përfaqësues të ambasadës shqiptare në Athinë.

Po e njejta metodë u perdor edhe me 19 shtator ku u perball i vetëm pa avokat dhe perkthyes, duke mbetur ne fuqi d enimi 25 vite b urg per 16 kile h ashash.

Por ajo që duhet theksuar se gjykimi zgjati jo me shume se 2 minuta, duke u vene p rangat dhe rikthyer perseri ne qeli. Në dijeni janë institucionet Helsinku shqiptar dhe Avokati i Popullit …Faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME