Categories Lajme

Skavica, TEC-i i Vlorës dhe dy parqet eolike garanci për sovranitetin energjetik

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se “Shqipëria do të bëhet eksportuese neto e energjisë dhe do të ketë të garantuar sovranitetin energjetik duke prodhuar këtu gjithë energjinë që na duhet”.

Në një takim me banorë të Lezhës, Kryeministri Rama tha se vetëm nga rindërtimi janë punësuar 25 mijë persona, ndërsa foli për investimet e mëdha në sektorin energjetik që do të sjellin akoma më tepër punësim.

“Por çfarë është rindërtimin si volum financimi krahasuar me gjithë këto kantiere? Çfarë është rindërtimi krahasuar me kantieret e energjisë?”, tha Rama.

Kryeministri tha se, “ne e nisëm punën kur Shqipëria ishte në prag të kolapsit energjetik dhe financiar”.

Sot, vijoi ai, “ne kemi ende shumë për të investuar që të mos ndodhë askund që telat e korentit t’i marrë era, por të mos harrojmë se kemi investuar në gjithë sistemin e shpërndarjes më shumë se në të gjitha vitet e marra bashkë nga koha e elektrifikimit”.

Kryeministri u ndal te dy projekte të mëdha të paketës së investimeve në energji. “Kemi Skavicën në veri dhe TEC-in e Vlorës në jug, në bazë të marrëveshjes me qeverinë amerikane dhe dy kompanitë e mëdha amerikane. Po ashtu, kemi dhe dy parqet me energji diellore, parkun e Karavastasë më i madhi në Ballkan dhe atë të Spitallës që pritet të nisë nga puna”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME