Categories Lajme

Skeda/ Vdekja e 3-vjeçarit nga shkaqe të panjohura më parë. Kamerat në klinikë të fikura, çfarë thotë mjeku

Detaje të reja dalin në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit, Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë në fillim të muajit pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për dhëmbët në klinikën e mjekut, Roland Xhaxho.

Teksa hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së të miturit vazhdojnë, familjarët e Brianit fajësojnë mjekun Roland Xhaxho për mbidozë narkoze që i solli nxjerrjen nga funksioni të mëlçisë dhe insuficencë renale.

Policia sekuestroi kamerat e sigurisë në klinikën e mjekut, pasi hetuesit kërkojnë që të vërtetojnë thëniet e tij nëpërmjet pamjeve filmike. Sakaq burime për Klan News bëjnë me dije se doktori ka pretenduar se që nga data 23 Shtator kamerat kanë qenë të fikura, pasi ka dashur që t’i rregullojë.

Hetuesit e kanë sekuestruar DVR-në pasi kërkojnë të vërtetojnë nëse mund të jetë ndërhyrë tek pamjet filmike. Po ashtu nisur nga denoncimet e shumta të bëra në media për mjekun, hetuesit kanë sekuestruar edhe kartelat mjekësore.

Ndërkohë është publikuar skeda e vdekjes të 3-vjeçarit. Në dokumentet shihet vërtetimi mjekësor i shkakut të vdekjes, ku thuhet “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”.

Ndërhyrja kirurgjikale sipas babait të 3-vjeçarit u krye nga ora 10:00 deri në orën 15:20. Në kallëzim 33-vjeçari është shprehur se mjeku i ka thënë se gjendja e djalit është normale, por duhet të presin sa t’i dalë narkoza. Në kallëzim thuhet se djalin e kanë marrë në orën 19:00, ku ka konstatuar që djali nuk është mirë, por Spahiu deklaron se anestezisti i ka thënë se duhet të shkojnë në shtëpi dhe të presin t’i dalë narkoza, duke i dhënë dhe një recetë me qetësues.

30 minuta pasi është dërguar në shtëpi, djalit i është rritur temperatura dhe e kanë dërguar në QSUT. Një ditë më pas mëngjesin e datës 29, sipas të atit në spital ka mbërritur edhe mjeku Roland Xhaxho. Më datë 1 Tetor fëmija ka humbur jetën.

Lidhur me rastin anestezisti Xhaxho reagoi duke thënë se ndërhyrja fëmija kishte lindur me probleme me zemrën dhe ishte operuar 2 vite më parë. Sipas anestezistit, heqja e infeksionit në dhëmbë ishte urgjente pasi mund të përkeqësonte gjendjen e tij shëndetësore. Mjeku pretendon se 3-vjeçari ka dalë nga narkoza, madje ka kërkuar vëllain dhe gjendja shëndetësore është rënduar në shtëpi.

Prokuroria ka nisur hetimet pas kallëzimit të familjarëve të 3-vjeçarit që humbi jetën, pas  ndërhyrjes që bëri në klinikën e Xhaxhos. Grupi hetimor është në pritje të aktekspertimit mjekoligjor që do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Axhenda/ Mediat greke: Rama viziton Athinën këtë javë! Fjalim në Delphi dhe takim me Mitsotakis?

Mediat helene shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të nisë një vizitë disa-ditore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel nën dhé

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në qytetin e Lushnjes, ku janë vjedhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria shtyn afatet për projektin 1.4 mld euro në Sazan, kostoja e pastrimit piroteknik te shteti

Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME