Categories Lajme

Greqia zgjedh sot drejtuesit vendorë, qindra kandidatë shqiptarë në garë

Greqia voton këtë të diel për të zgjedhur përfaqësuesit e pushtetit lokal. Kryeministri Mitsotakis kërkon të fitojë ‘bastin’ në 13 periferi të mëdha.

Kandidaturat nga komuniteti shqiptar llogariten me qindra, gjithsesi nuk ka asnjë akoma për kryebashkiak apo kryetar komune.

Në këto zgjedhje me të drejtë vote janë 9.7 milion grekë.  22 mijë Qendra Votimi janë hapur sot në orën 07:00 në Greqi. Janë 1222 formacione lokale që pretendojnë këshillat e 332 bashkive të vendit, ndërsa 78 të tjera luftojnë për 13 qarqet e Greqisë, 12 prej të cilave mbahen nga konservatorët në fuqi, të cilët shpresojnë të fitojnë edhe qarkun e Kretës.

Qeveria Mitsotaki është në garë për të fituar bastin e fitores në 13 periferitë e mëdha të vendit, shanset të larta akoma edhe pas zjarreve të verës dhe katastrofës që shkaktoi furtuna Daniel.

Lufta më e fortë politike zhvillohet në zonën e Thessalisë, një zonë problematike e cila shënoi ngjarjen e përmbytjes dy herë brenda muajit. Pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale  kanë deklaruar 151.766 kandidatë, ose gati 2% të shtetasve grekë që jetojnë në vend. Prej tyre 63.906 janë kandidatë për këshilltarë bashkiakë, 7.395 për këshilltarë qarku dhe 80.465 për këshilltarë komunalë. Fituesit marrin mandatin e tyre 5 vjeçar në 1 janar 2024.

/rtsh.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME