Categories Lajme

Skema e pensioneve, ekspertja: Si do të ndikonte rritja e pagave në sektorin publik dhe privat

Rritja e pagave do të shtojë të ardhurat në skemën e pensioneve. Vendimi, i cili nis zbatimin nga muaji maj do të prekë rreth 130 mijë punonjës të administratës publike, në nivel qendror ashtu dhe lokal ndërkohë që ka rritur gjithashtu edhe presionin ndaj sektorit privat për të paguar më tepër personelin. Ekspertët shpjegojnë sesi ndryshimi i pagave do të ndikojë në rritjen e pensioneve të qytetarëve. Ekspertja për çështjet ekonomike, Teuta Nunaj Kortoçi tha se ka një sërë faktorësh që krijojnë vështirësi në skemën e pensioneve. Sipas saj, e para është informaliteti i lartë në tregun e punës.

“E para lidhet me informalitetin në tregun e punës. Thamë që skema përbëhet nga fondi i sigurimeve shoqërore. Do të thotë se nëse të gjithë individët e punësuar do ta derdhin të plotë vlerën e kontributeve në bazë të pagës reale, atëherë edhe vlera e kontributeve do të jetë shumë herë më e madhe. Por duke qenë se e kemi prezent informalitetin, edhe kur individi nuk deklarohet si i punësuar, automatikisht kemi të bëjmë me një efekt.  Efekti i dytë ka të bëjë me individët e punësuar por që nuk deklarojnë pagën reale.

Atëherë përqindja që paguhet për sigurimet shoqërore është më e ulët sepse paga që deklarojnë është më e ulët. Informaliteti e dëmton skemën sepse mbledhim më pak të ardhura. Tjetër është emigrimi. Largimi i punonjësve real ul numrin e këtyre kontribuuesve. Efekti i tretë është demografik.

Numri në rritje gjithmonë e më i madh i grupi të pensionistëve, do të thotë që do të nevojiten gjithmonë e më tepër para si shpenzime për këtë zë që është i pensioneve. Nëse ulim numrin e kontribuuesve dhe rrisim numrin e pensionistëve, krijohet një raport i zhdrejtë.”, theksoi ekspertja për Abcnews. E pyetur se si do të ndikojë rritja e pagave në skemën e pensioneve, ekspertja tha se rritja në sektorin publik nuk ndikon por efekt do të kishte nëse do të ketë rritje pagash edhe në sektorin privat.

“Nëse flasim për rritjen e pagave në sektorin publik, ndikimi i tyre në skemën e pensioneve është thuajse zero. Pavarësisht nëse rritet paga, do të thotë se janë marrë para nga buxheti i shtetit për të paguar punonjësit. Këta punonjës do të paguajnë më shumë kontribute dhe do të derdhin më shumë para në buxhetin e shtetit. Në vetvete, atje ku jep shteti, atje merr ndaj në këtë rast efekti është në skemën e pensioneve. Por mund ta përmirësonin vetëm në rast nëse do të kemi rritje të pagave dhe deklarim të pagave reale që vijnë nga sektori privat sepse ata janë ata që derdhin të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe nuk tërheqin shpenzime në buxhet.”, shtoi ekspertja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME