Categories Lajme

‘Skenar filmi’/ Gazetarja Klodiana Lala: Makina e një gjyqtari u përdor në një ngjarje kriminale, ia kthyen brenda natës

Gazetarja Klodiana Lala shkruan se një gjyqtar i shkallës së parë ka rënë pre e një skeme kriminale. Lala njofton në rrjetet sociale, se makina e gjyqtarit është vjedhur nga persona të paidentifikuar të cilët e kanë përdorur makinën në një ngjarje kriminale dhe më pas e kanë kthyer sërish. Ngjarja që duket si skenar filmi është zbuluar nga Policia, që më pas ka kontrolluar edhe shtëpinë e gjyqtarit, të cilin Lala nuk e ka zbuluar me emër, që nuk ka patur asnjë dijeni për atë që ka ndodhur në banesën e tij brenda një nate.

Postimi i plotë i Klodiana Lalës: Policia troket ne dyert e nje gjyqtari te shkalles se pare. Me argumentin se i kane vjedhur makinen policia i kontrollon imtesisht shtepine. Gjyqtari nuk kishte asnje dijeni qe i ishte vjedhur makina. Por doli ne fakt qe mjetin ja kishin vjedhur, ja kishin perdorur ne nje ngjarje dhe ja kishin kthyer prape.Kjo e gjitha brenda nates. Ngjarja eshte me fakte te verteta. Por ama me duket se skenar filmi.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME