Categories Lajme

Skenari/ Nxënësit rikthehen të hënën në shkolla, do të vijojnë online vetëm…

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar rihapjen e shollave ditën e hënë, 22 shkurt. Sipas Minsitres, të gjithë do t’i rikthehemi skenarit të mëparshëm, ku nxënësit e ciklit fillojë nga klasa e parë deri në klasë të 5 do të zhvillojnë mësim në klasë, maturantët po ashtu në shkollë, ndërsa nxënësit nga klasa e 6 deri në klasën e 11, do të vijojnë me skenarin e kombinuar.

Ndërkohë, ajo thekson se “shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021.

Postimi i Ministres: “Dua t’ju informoj që nga dita e hënë, datë 22 shkurt 2021, të gjithë do t’i rikthehemi skenarit të mëparshëm. Pra, mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, do të zhvillohet si më poshtë: – nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë;

– maturantët në shkollë; – dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar”, thote minsitrja.

Ndërsa për shkollat ne zonat e kuqe, mesimi do të vazhdojë online deri ne daten 26 shkurt.

“Shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Gjatë këtyre ditëve kam pasur shumë mesazhe prej jush, me shqetësime të ndryshme, disa që kërkojnë kthimin në shkollë e disa të tjerë që i tremben situatës së pandemisë. Dua t’ju siguroj edhe një herë të gjithëve që vendimet tona bazohen në prioritetin absolut për shëndetin, sigurinë dhe mirëqënien e fëmijëve tanë.

Prandaj, duke shprehur edhe një herë mirënjohjen e thellë për durimin që keni treguar këto kohë, dua të përsëris apelin e fortë që të gjithë së bashku të tregohemi sa më të kujdesshëm në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara, brenda e jashtë shkollës, sepse vetëm kështu mund të ndihmojmë për të mos lejuar përhapjen e virusit. Ju uroj sa më shumë shëndet e suksese të gjithëve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME