Categories Lajme

Skënder Brataj flet për shtimin e rasteve: Nuk mund të jemi në karantinë gjithë jetën

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj foli sot për shtimin e rasteve me covid. Sipas Brataj kjo gjë pritej dhe deri më tani jemi brenda pritshmërive. Sakaq, mjeku i bëri një rezyme të gjithë asaj që ka kaluar vendi ynë gjatë bashkëjetesës me koronavirusin.

“Nuk mund të jesh në karantinë gjithë jetën. Me hapjen, masat që morëm u cilësuan si të pavërteta. Kur vendos për të tjerët duhet të vendosësh në kandar shumë gjëra. Ne u liruam me mosbesimin e asaj që kaluam. Po të mos ishte e gjithë bota, mosbesimi do të ishte më i madh. Protokollet gjatë hapjes s’janë respektuar. Ne e dinim që do të kishte rritje gjatë hapjes. Ne jemi brenda parashikimeve. Është shqetësuese. Këto janë të lidhura me shtrëngimin apo lirimin e masave të mëtejshme.

Kur ne mendonim si specialist dhe drejtues të institucioneve ishte tmerr për të gjithë. Të gjithë ato pamje. Edhe panik ka pasur. Është kthyer frika dhe ankthi. Kemi rritje të kërkesave të ndryshme. Marrin vesh që njëri ka rezultuar pozitiv, kërkojnë testime më shumë. Gjurmimi epidemiologjik është.

Përditë kishte pretendime kush është i dyshimtë. Plus e njëjta gjë u ndoq në të gjithë botën, duhet të bëje 14 ditë karantinim. Midis të ardhurave kishte dhe gra shtatëzanë. Eksperienca na tregoi se personat që kanë qenë në kontakt me personat e infektuar pothuajse të gjithë janë pozitiv”, u shpreh mjeku në “Ftesë në 5”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME