Categories Covid-19, Lajme

Skënder Brataj jep të dhëna për vaksinën kineze: Është rreth 78 % efektive, e provuar në 22 shtete

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skender Brataj, ditën e sotme, ka folur rreth situatës pandemike në vend, si dhe për vaksinat që kanë ardhur në vendin tonë.

I ftuar në Abcnews, Brataj ka thënë se vaksina kineze, e cila ka ardhur ditën e djeshme në vendin tonë është 78% efikase.

Më tej, ai ka thënë se vaksina kineze është e sigurt, pasi është provuar nga 22 shtete. Sakaq, e sigurtë ka thënë se është edhe vaksina ruse, është po përdoret në 44 shtete të botës.

“Përsa i përket efikasitetit ndaj Covid është rreth 78 % . E rëndësishme është që në këtë fazë të pandemisë është që të vaksinohen sa më shumë njerëz për të parandaluar sa më shumë humbjen e jetëve të njerëzve dhe formave të rënda. Të gjithë vaksinat janë të bazuar në Sars Covid 2 e parë kemi bërë një vit që kemi kaluar nga pandemia dhe vetë vaksina në fund të dhjetorit ka dalë për njerëzit, ndërsa provat e saj kanë filluar që në vjeshte. Qëllimi i vaksinave po ta marrësh nga ana biologjike është virusi i dobësuar, ndërsa në rastet e tjera kur proteinat e ngjashme dhe si efikasitet është kinezja. Praktikisht katër vaksinat që janë në përdorim janë efikase

Mes tyre dhe vaksina kineze është shumë efikase. Siguria merret te rezultatet që përdorimi i vaksinës kineze ka dhënë në 22 shtete, ajo ruse në 44 ndërsa dy të tjerat kanë një përdorim më të gjerë. Ne u referohemi rezultateve që vijnë nga Brazili, Indonezia dhe nga vendet e tjera por të gjithë këto shtete që kanë aplikuar kanë dhe të dhënat në lidhje me këtë efikasitet.

Nuk ka efekte anësore, dhe nuk ka asnjë rezultat në lidhje me faktin se nëse bën një vaksinë ka dhe humbje jete. Bota e pasur ekonomia dhe shkenca u drejtuan diku dhe prodhuan një vaksinë. Janë bërë prova ndër vite dhe është dhënë dhe rezultati për këto vaksina dhe kanë rezultuar efikase. As EMA as FDA nuk japin miratimin pa një certifikatë prodhuesi”, ka thënë Brataj.

Në vendin tonë deri më tani kanë ardhur 4 vaksina kundër koronavirusit. Fillimisht ka ardhur vaksina Pfizer, më pas AstraZeneca, Sputnik, ndërkohë që ditën e djeshme kanë arrdhur 192 mijë vaksina kineze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME