Categories Kulture

“Skënderbeu ynë” shfaqet në Budapest dokumentari për heroin tonë kombëtar

Në kuadër të “Vitit të Skënderbeut” është shfaqur në Budapest dokumentari “Skënderbeu ynë”.

Ambasada e Shqipërisë në Budapest organizoi një pritje me përfaqësues të komunitetit shqiptar, me të cilën mbylli aktivitetet e saj për vitin 2018.

Në kuadër të “Vitit të Skënderbeut”, ky aktivitet iu kushtua figurës së heroit tonë kombëtar. Me këtë rast, të ftuarit ndoqën pjesë nga filmi dokumentar “Skënderbeu ynë“.

E pranishme në aktivitet ishte edhe skenaristja dhe bashkë-regjisorja e dokumentarit, Angjelina Xharo, e cila, me fjalën e saj u përcolli të pranishmëve emocionet e përjetuara gjatë përgatitjes së dokumentarit.

Ambasadori Spasse shfrytëzoi rastin për të falënderuar të gjithë ata përfaqësues të komunitetit, që me kontributin e tyre ndihmuan në mbarëvajtjen e punës së Ambasadës gjatë vitit 2018. /j.p/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME