Categories Kulture

Skënderi ose “Lipe Postieri”/ Posta Shqiptare Vlorë i shpreh mirënjohjen për përkushtimin, korektesën dhe besnikërinë

Personi në foto quhet Skënder Hajro dhe punon si shpërndarës poste në Filialin e Postës Shqiptare Vlorë. Skënderi ose “Lipe Postieri” si e thërrasin vlonjatët, ka filluar punën në këtë detyrë në Mars 1971 në ndërmarrjen e Post Telegraf Telefon Vlorë ose shkurt PTT. Lipe, sot vazhdon punën e postierit në kompaninë Posta Shqiptare sh.a.

Lipja është miku i të gjithë familjeve vlonjate, sepse në çdo familje ai ka çuar një letër të shumë pritur prej tyre, një kartolinë urimi për vitin e ri, një telegram ku njoftonin shëndetin të afërmit e tyre, apo një objekt tjetër postar, si thërriten sot shërbimet postare që kompania Posta Shqiptare i ofron sot kudo për qytetarët e saj.

Lipja dhe të gjithë kolegët e tij në Vlorë dhe në gjithë shqipërinë e kanë çuar imazhin e Posta Shqiptare Sh.a në nivelet e pritshmërisë të qytetarëve, andaj,

Posta Shqiptare sh.a dhe Filiali i Saj në Vlorë, i shprehin Lipes mirënjohjen dhe respektin e madh për përkushtimin, korektesën dhe besnikërinë e Tij ndaj Postës Shqiptare Sh.a.

Faleminderit Skënder! Faleminderit Lipe Postieri! Faleminderit legjendë e Filialit të Postës Vlorë!

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME