Categories Lajme

“S’kisha marrë qetësuesin, dola jashtë kontrollit”/ Vjollca tregon momentet e vështira: Miqtë më bërtisnin e më shanin pse…!

Vjollca e cila u bë e famshme me shprehjet e saj në një emision televiziv, ka treguar vështirësitë që është hasur pas daljes televizive.

Në një intervistë për “Real People” në Euronews Albania, Vjollca tha se ditën që doli në televizor nuk kishte marrë qetësuesen dhe sipas saj situata i doli jashtë kontrollit.

Vjollca theksoi se të gjithë të afërmit i bërtisnin dhe e shanin, gjë e cila e mërziti dhe stresoi shumë.

“Të gjithë bënin zërin tim. Merr çantën, shkon në lokal. Atë ditë nuk kisha parë kokrrën, qetësuesen dhe fola. Dhe Eni më tha që ta shaja sa më shumë. Nuk mbaj mend fare se çfarë kam fol. Kur e kam pa këtu në telefon tim, u çmenda. Gjithë miqtë më bërtisnin, më shanin.

Më thoshin pse ke fol kështu. Këtu është mentaliteti, këtu gratë janë të mbylluara ndërsa unë s’kam qenë kështu. Më thoshin si s’ke zor, i vure në siklet çunat. Pastaj më doli se ka vdekur”- u shpreh Vjollca.

Vjollca shprehu pendesë për fjalët e saj në emision, të cilat u bënë shumë virale.

“Nuk më vjen mirë që batuta ime u bë ashtu. U pendova për atë që thashë, sepse ndihem keq. Më thonë ke dalë në televizor, por mu më nxori e keqja”- tha ajo ndër të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME