Categories Lajme

Vrasja e Indrit Ndojt/ Dëshmia e dy vëllezërve: E lamë të gjallë. Jemi penduar shumë, situata na doli nga kontrolli

Zbardhet një pjesë nga dëshmia e vëllezërve Miri që vranë 34-vjecarin Indrid Ndoj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë Krujë.

Tashmë të arrestuar nga policia, vëllezërit Sajmir Miri dhe Landi Miri po mbahen në Komisariatin e Policisë në Krujë ku edhe po meren në pyetje nga hetuesit.

Para hetuesve, vëllezërit mësohet të kenë deklaruar se nuk kanë pasur për qëllim ta vrisnin fqinjin e tyre por situata u kishte dalë nga kontrolli, pasi Ndoj i kishte sulmuar fizikisht.

“Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Ai (Ndoj) ishte në gjëndje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër. Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithcka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdishëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për tu mbrojtur e qëllova.

Më pas u larguam. E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kacavida kishte prekur damarin kryesor (arterjen femorale) . Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dimim ca të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar”,-mësohet të kenë deklaruar ndër të tjera vëllezërit Miri para hetuesve të policisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME