Categories Lajme

VIDEO/ Adoleshenti me makinë të vjedhur përplas automjetin e policisë, plagosen rëndë dy efektivë në  qytetin francez Villeneuve-sur-Lot

Një adoleshent, në një përpjekje për ti ikur policisë dhe xhandarmërisë që i ishin vënë pas, ka përplasur një automjet policie, duke plagosur rëndë dy efektivë. Ai u arrestua sëbashku me tre pasagjerët e tij, gjithashtu të mitur.

Katër të mitur në një makinë të vjedhur u arrestuan në  qytetin francez Villeneuve-sur-Lot (Lot-et-Garonne) natën e mes të premtes dhe të shtunës. Shoferi nuk pranoi të ndalonte dhe u përplas me një makinë policie, duke plagosur dy zyrtarë. Faktet janë filmuar nga një dëshmitar i cili ka postuar videon e tij në rrjetet sociale.

Sipas policisë, gjithçka nisi rreth orës 23:00. Një makinë sapo ishte vjedhur në qytetin Sainte-Livrade-sur-Lot. Një ekuipazh i Togës së Vëzhgimit dhe Ndërhyrjes së Xhandarmërisë (PSIG) ka pikasur mjetin në kërkim, por drejtuesi i mjetit nuk ka pranuar të ndalojë dhe ka nisur ndjekjen.

I arratisuri më pas merr drejtimin e Villeneuve-sur-Lot. Policia është paralajmëruar dhe tenton të përgjojë shoferin. Me të mbërritur në një rrethrrotullim në qytet, i dyshuari përplaset brutalisht me një automjet policie, përpara se të bllokohej nga makina të tjera policie.Katër adoleshentët në bord, nga mosha 14 deri në 17 vjeç u arrestuan menjëherë dhe u dërguan në paraburgim

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME