Categories Lajme

Skulptori Mumtaz Dhrami rrëfen si u realizua Monumenti i Pavarësisë…

Në qendër të Vlorës, aty ku 113 vite më parë, Shqipëria u shpall shtet i pavarur dhe sovran, qëndron madhështor Monumenti i Pavarësisë, realizuar nga Artistët e Popullit, skulptorët Mumtaz Dhrami, Kristaq Rama dhe Shaban Hadëri.

Në mes të veprës, që u vendos në këtë shesh në vitin 1972, është vendosur statuja e kreut të parë të shtetit shqiptar, ndërsa portretet e tjera reflektojnë tiparë të luftëtarëve veriorë e jugorë. Në një intervistë për Top Channel, Mumtaz Dhrami kujton bisedat me Byronë Politike nga ideja te miratimi i monumentit.

“Vërejtjet lidhen me natyrën statike të figurave, në letrën që na dërgoi Enver Hoxha na tha që figurat janë të zbukuruara, por lufta i hedh poshtë paradat dhe kostumet dhe vërejtje të tjera që na bënë na ndryshojmë tërësisht kompozimin, duke hequr ngarkesat e tepërta, duke i dhënë më tepër dinamikë, duke shtuar figurën e rilindasit, për të treguar që luftërat vazhduan edhe me penë, jo vetëm me armë. E bëmë kompozimin më të fuqishëm në mënyrë vertikale, duke shtuar figurën e flamurtarit”, shprehet Dhrami.

Dy vite punë për të arritur te inaugurimi që u bë me rastin e 60-vjetorit të pavarësisë. Talenti, përkushtimi dhe bashkëpunimi mes kolegësh solli një vepër që tashmë i përket përjetësisë.

Skulptori thotë: “Ishim tolerantë dhe mirëkuptues ndaj punës së njëri-tjetrit. E pranonim kur diçka kolegu e kishte bërë më mirë, egoja personale bëhej kurban për punën e përgjithshme, për të ruajtur unitetin plastik”.

Puna në terren në një monument që arrin 17 metër lartësi nuk ishte e lehtë. Dhrame tregon si Rama u aksidetua teksa skaliste heronjtë.

“U thye shkalla, u rrëzua dhe u godit në kokë. Nuk kishte mundësi të ngjitej më pas në skelë, e kishte të pamundur të punonte te figura e flamurtarit sipër. Atë figurë e realizova unë me Shabanin dhe u punuam direkt në allçi. Pjesa tjetër është punuar në baltë. Është derdhur më pas në bronz dhe është montuar e gjitha”, shprehet skulptori.

Teksa sheh me krenari dhe emocion këtë vepër të trashëgimisë sonë kulturore, artisti nuk fsheh revoltën për ndryshimet që ka pësuar ndër vite, që sipas tij shkatërrojnë raportin e monumentit me spektatorin.

Mumtaz Dhrami shton: “Kjo platformë është zëvendësuar me tre palë shkallë që i bëjnë keq monumentit. Monumenti duhet të vazhdonte deri në tokë, jo të vendoseshin këto shkallët si tortë. Arkitektët nuk u konsultuan me autorët, dy kolegët e tjerë kishin ndërruar jetë, por mua mund të më pyesnin. Edhe po të ishin gjallë kolegët e mi, do të thoshin të njëjtën gjë, sepse nuk lidhet fare me psikologjinë e monumentit. Humbet raporti i monumentit me spektatorin”./ TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME