Edhe pse i ka kaluar 85 vitet, Profesori dhe skulptori i njohur vlonjat Bujar Elmazi vazhdon të punojë me të njëjtën gjallëri e pasion. Ai sapo ka përfunduar shtatoren e Osmën Haxhiut, udhëheqësit të Luftës Kombëtare të Vlorës 1920. Ajo është gati për t’u vendosur në një vend të qytetit shkruan Ergys Alushi. Ai propozon që shtatorja të vendoset te vendi ku ka qenë xhamia e Tabakut, pranë shtëpisë ku ka jetuar deri ditën që vdiq. Po ju vlonjat si mendoni. Nga Ergys Alushi.

