Categories Lajme

‘S’më zë shpirti rehat pa kthyer dhe Evën”, daja: I kam kërkuar nipin e mbesën

Rikthimi i fëmijëve shqiptarë nga kampi i ferrit “Al Hol”, në Siri, është temë diskutimi në emisionin “Real Story”, në News24. Në një lidhje me “Skype”, daja i Endri dhe Eva Dumanit, Xhetan Ndregjoni, tha se nuk do të jetë rehat derisa të kthejë në atdhe edhe mbesën e tij 14-vjeçare.

I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala se kujt ja dhanë autorizimin për rikthimin e dy fëmijëve nga kampi dhe pse u vonua kaq shumë operacioni, Ndregjoni tha se i është drejtuar Antiterrorit me shkresë, pasi shteti duhet të ketë autorizim, që të mund të marrë fëmijët nga ushtria kurde.

Pjesë nga diskutimet në studio:
Arjan Dyrmishi: Kampi kontrollohet nga ushtria. Sigurisht që aty kontrabandohen mallra. Mesa di unë nuk bëhet fjalë që të ketë armë zjarri aty brenda, pra njerëzit brenda janë nën kontroll. Kalimi i tyre në Liban është i vështirë, aq më tepër që ata nuk kanë dhe mjete identifikimi. Ka pasur akses Gjysmëhëna e Kuqe, që ka mundur t’i kalojë.

Luneta Sufali, Drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror: Identifikimi i tyre ishte në krye, pasi strukturat shtetërore po punonin prej javësh.

Klodiana Lala: Mendoj që duke qenë se forcat tona kanë qenë të pakta në numër, operacioni shumë i vështirë, një pjesë e tyre kanë pasur frikë se mos rrëmbehen. Fëmijët janë pa dokumente dhe kanë frikë, sepse janë të pasigurt se në dorë të kujt do të shkojnë. Mund të ndodhë që të shkojnë për qëllime trafikimi.

Xhetan Ndregjoni (daja): Vonesa ka qenë shumë e rëndë për ne dhe rreziku vazhdon. Unë i kam kërkuar fëmijët edhe kur ishte lufta, kur nuk ishte krijuar kampi. Kam qëndruar në Turqi dy javë, si dhe në vende të tjera, nuk kam lënë shtëpi pa kontaktuar. Nuk më zë shpirti rehat pa u kthyer dhe Eva. Nëse ndërhyrja do të ishte më e shpejtë, do të ishte fat që të gjithë ato fëmijë të kishin ardhur sot.

Lala: Kujt ja dhatë autorizimin për të marrë fëmijët?
Ndregjoni: Antiterrorit. Në shkresë autorizuam shtetin shqiptar për marrjen e fëmijëve, se dhe shteti nëse nuk ka autorizim, nuk ja japin fëmijët ata kurdët. Ata janë autoritete, janë ushtri.

Lala: Pse mendoni se u vonua kaq shumë rikthimi i Endrit?
Ndregjoni: Shteti ka raportet e veta me shtetet e tjera, nuk është se po shkon në Durrës apo Sarandë për të marrë fëmijë, po shkon në një vend të huaj. Autoritetet kanë ndenjur 1 muaj e ca në Liban, duke rrezikuar jetën e tyre dhe unë i përgëzoj. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME