Të rinjtë dhe të rejat e “Smile Albania” për të dytin vit radhazi ndodhen në të gjithë vendin për të mikpritur turistët vendas e të huaj gjatë sezonit turistik të këtij viti. Kryeministri Edi Rama u ndal sot te mirëpritja që i bëhet turistëve që futen në Shqipëri, konkretisht në Tiranë .
Në videon e publikuar nga Kryeministri Rama të rinjtë e Smile Albania mirëpresin turistët në aeroportin e Rinasit, duke u shpërndarë fletëpalosje mbi pikat turistike të Shqipërisë. Një pritje me buzëqeshje ata ofrojnë edhe në rrugët e sheshet e kryeqytetit, si dhe në malin e Dajtit, qe nuk lënë rast pa e vizituar.
“Është e sigurtë që do të kthehem përsëri në Shqipëri”, shprehet një turist.
Gjatë vitit 2019, me projektin e ri “Smile Albania” jo vetëm do të priten me buzëqeshje turistët e huaj, por punësohen edhe 500 të reja e të rinj që vijnë nga bankat e universiteteve, në vazhdim të Paktit për Universitetin. Të rinjtë e të rejat, çdo ditë ofrojnë mikpritje, buzëqeshje, informacion për turistët që vizitojnë vendin tonë./k.s/j.p/
