Categories Lajme

SMS të reja/ Pacientja i përgjërohej pastrueses për ushqim dhe ujë! Ku janë mjekët dhe infermierët?!

Sanitarja Tire Alldërvishi, që pretendonte se ishte infermiere në spitalin Covid 2, është arrestuar dhe akuzuar pasi u denoncua nga emisioni Stop në Tv Klan se zhvati pacienten me Covid-19.

Sonte emisioni Stop publikon të tjera detaje të rënda të sanitares Alldervishi që i mori 8 milionë lekë të vjetra, vajzës së pacientes që vdiq nga koronavirusi, me qëllim që t’i shërbente.

Emisioni publikon mesazhet dëshpëruese që pacientja e ndjerë i dërgonte Tire Alldërvishit, ku i lutej për t’i dhënë ushqim.

Përveç korrupsionit të pastrueses, këto sms të reja, ngrenë pikëpyetje serioze lidhur me situatën në spital, pasi ato tregojnë se ka një mungesë totale të vëmendjes ndaj pacientëve. Shërbimi ndaj pacientëve, është puna e përditshme e infermierëve dhe mjekëve, por fakti se një paciente në gjendje të rëndë me Covid, duhet t’i lutet sanitares së spitalit për ushqim, do të thotë se diçka serioze çalon në spitalin Covid2.

Viktima që ndërroi jetë në spitalin Covid 2 në fund të Dhjetorit i është përgjëruar Tires për bukë dhe ujë, edhe pse kjo e fundit merrte para nga vajza e pacientes, që Tire Alldërvishi t’i shërbente të ëmës. Në datën 6 Dhjetor në mëngjes, pacientja e ndjerë i drejtohej Tires me fjalët: “Të hënksha m****, hajde 1 sekondë”.

Por 45 minuta më vonë, Tirja nuk ishte dukur dhe pacientja e kërkonte sërish me dëshpërim.

“O Tire, hajde të hënksha m****. Ku je? Hajde”.

Kjo ishte thirrja e qytetares që vuante nga Covidi dhe nga anti-humanizmi.

“A e takove Anin”, vijonte ajo më tej duke shpresuar që paratë e së bijës që mbushnin xhepat e Tires do të zbusnin vuajtjes e saj.

Në 12 Dhjetor, në orën 09:30 të mëngjesit, pacientja që vuante edhe nga diabeti, ende nuk kishte ngrënë mëngjes dhe i lutej Tires sikur t’i kishte shpirtin në dorë.

“O Tire, po më dridhet trupi për bukë. Po më bie diabeti, hajde shpejtë”.

Pas gjysmë ore, pacientja sërish e pangrënë, i përgjërohet sanitares Tire Alldërvishi.

“Të thashë më jep çik bukë, më ike”.

Më 13 Dhjetor në drekë, sërish lutje për vaktin e radhës.

“Kur do të ha bukë. S’ma bërë insulinën, të lutem hajde pak. O Tire hajde pak të lutem”.

Pesë ditë më pas, më 15 Dhjetor në mëngjes, e ndjera i drejtohej sërish asaj që e paguante për t’i dhënë një copë bukë.

“Pse më tradhtove? Jam keq. Më kthe përgjigje”.

Por Tirja, që thoshte se pacienten e kishte teze, mjaftohej t’i thoshte: “Mirëmëngjes teze. Jam në shtëpi, jo në punë”.

Në këtë pikë, komunikimi bëhet gjithmonë e më i dëshpëruar pasi edhe pacientja po jetonte fundin e saj.

“Të du shumë, hajde pak. Hajde më jep pak ujë. A je në punë? Hajde më vrit me duart tuaja dhe ik”.

Gjithë ky komunikim nxjerr në pah jo vetëm që Tirja merrte para për shërbime që pacientët duhet t’i kishin në spital.

Edhe nëse Tire Alldërvishi nuk kishte bashkëpunëtorë në spital në zhvatjen e pacientëve, ajo që nuk mund të mohohet është se pacientët janë lënë në mëshirë të fatit, pa kujdes e mbikëqyrje, të pangrënë e të pashërbyer në dorë të Tires e Tireve të tjera që kanë shfrytëzuar mungesën e vëmendjes ndaj të sëmurëve për të bërë para me jetën e tyre. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME