Categories Lajme

“Snajpera, kallash dhe tritol”- Policia jep detaje dhe publikon pamjet e zbulimit të arsenalit të armëve në Tiranë

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e zbulimit të arsenalit të armëve, ndërsa thotë se është arrestuar në flagrancë 27-vjeçari që i mbante në magazinën dhe në banesën, që i kishte marrë me qira.

Në kuadër të operacionit të koduar “Silent 2” u sekuestruan 2 snajpera, 4 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme krehra armësh, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizionit (snajper), tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, një automjet, 3 aparate celulare, 2 laptopë, 5 paruke dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.

Po ashtu, policia sqaron se kishte marre informacione se në garazhin e një pallati, në rrugën “Peti”, një shtetas mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Silent 2”.

Operacioni, i zhvilluar nga Sektori kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacionit “Silent”, që u zhvillua një javë më parë.

Sekuestrohen 2 snajpera, 4 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme krehra armësh, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizionit (snajper), tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, një automjet, 3 aparate celulare, 2 laptopë, 5 paruke dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.

Arrestohet në flagrancë 27-vjeçari që i mbante në magazinën dhe në banesën, që i kishte marrë me qira.

Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në garazhin e një pallati, në rrugën “Peti”, një shtetas mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ‘Silent 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. P. (B) 27 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin e marrë me qira nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 snajpera (njëri prej tyre prodhim i viteve të fundit), 4 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me municion luftarak të kalibrave të ndryshëm, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizionit (snaiper), një sasi e konsiderueshme krehra armësh, tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave dhe 5 paruke.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira nga shtetasi E. P. (B)., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një automjet në përdorim nga ky shtetas, 3 aparate celulare, 2 laptopë dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.

Po punohet për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME